Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Kerim: “Anëtarësim në NATO, pasi e shohim të gjithë çfarë ndodhi në Ukrainë”

Postuar në 18 Nëntor, 2014 11:29

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është çështje e sigurisë për të gjithë rajonin. Të paktën kështu mendon ish-ministri i Jashtëm i Këtij vendi, Srgjan Kerim, i gjatë një diskutimi me tëmë “Sfidat euro atlantike të Republikës së Maqedonisë, problemet, realiteti politik, zgjidhjet e ardhshme dhe mundësitë”, Ka tërhequr vëmendjen se rasti i Maqedonisë krijon ngjashmëri me Ukrainën. “Edhe ne tashmë si shtet, të vendosur në operacione të ndërlikuara, me diplomaci aktive ta kapërcejmë këtë gjendje, dhe nënkuptohet se përmes dialogut dhe marrëveshjes me palën greke. Kjo gjë nuk është e thjeshtë, por vet qëllimi i arsyeton edhe mjetet, ndërsa qëllimi është shumë i lartë, Maqedonia duhet të jetë vend anëtar i NATO dhe BE, ndërsa përkujtim i mirë për të gjithë ne është ajo që ndodhi në Ukrainë”, tha Kerim. Në takimin në fjalë kanë qenë të pranishëm edhe ministri aktual i Jashtëm, Nikolla Poposki, si dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. S.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.