Arkiv-Lajme
“Deutsche Welle”: Beogradi mes Moskës dhe Brukselit, shpreson financime nga Berlini
Serbia dëshiron të hyjë në BE pa e zemëruar Rusinë dhe nga vizita e ministrit gjerman të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, Beogradi shpreson mirëkuptim për këtë strategji të dyfishtë dhe investime të reja. Në një analizë të sajën “Deutsche Welle” shkruan se shumë politikanë ndërkombëtarë shkojnë këto ditë në kryeqytetin serb, Beograd. Në fillim të tetorit atje ishte presidenti rus Vladimir Putin, pasuan kryeministri francez Manuel Valls, kryeministrat e Malit të Zi dhe Rumanisë, si dhe princi trashëgimtar i Norvegjisë.
INUK prish ndërtimet pa leje pranë Gardës. Vendi pastrohet për...?
Prishja e ndërtimeve pa leje nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe paraditen e të shtunës në disa zona të Tiranës. Aksioni është shtrirë në disa segmente të caktuara të kryeqytetit. Burime nga INUK thanë: “Kemi një plan të mirëpërcaktuar punimesh dhe zonash të zaptuara pa leje nga qytetarët, të cilat do të rivihen në dispozicion të tyre”. Në fakt, ajo çfarë kishte mbetur në hapësirën midis Gardës dhe Universitetit Politeknik nuk është më. Vetëm në pak ditë vendi do të jetë krejt bosh, fare pa mbeturina inerte. Ndërkohë vjen një pikëpyetje e madhe.
Shënim: Përse do të marrë borxh qeveria shqiptare në 2015-ën
Sipas projekt-buxhetit të 2015-ës që ka paraqitur qeveria shqiptare, borxhi publik do të rritet me rreth 600 milionë dollarë vitin e ardhshëm. Duke parë zërat e shpenzimeve të parashikuara në këtë projekt-buxhet, konstatohet se mbi 500 milionë dollarë nga ky borxh i ri do të shkojnë për të paguar interesat e borxhit të vjetër, të akumuluar ndër vite. 100 milionë dollarë të tjera do të shkojnë për të shlyer detyrime të prapambetura të qeverisë paraardhëse ndaj kompanive që kanë kryer ndërtime infrastrukturore dhe që nuk janë paguar për punët e bëra.
Shkencëtarët rusë hyjnë në krateret e krijuara në Siberi. Përgjigja për shkakun e krijimit, brenda disa muajve
Një grup shkencëtarësh rusë kanë zbritur më në fund brenda vrimave që u krijuan papritur në Siberi muajt e kaluar. “Siberian Times” njofton se do të mblidhen kampione nga terreni në fund të kraterit dhe më pas ato do të analizohen për të dhënë një përgjigje përfundimtare për shkakun e krijimit të tyre. Krateret në Siberi u konstatuan për herë të parë në muajin korrik dhe deri më tani teoria më e përhapur për krijimin e tyre është ngrohja klimaterike dhe paqëndrueshmëria e shtresave të metanit nën tokë.
s.z
Shtypi ndërkombëtar/ Greqia i jep fund tronditjes së madhe ekonomike
Ritmeve pozitive të zhvillimit që regjistroi ekonomia greke dhe daljes së saj nga recesioni, i referohet gjerësisht sot media ndërkombëtare. ATSH bën një përmbledhje të tyre ku shkruan:
Gazeta e njohur ekonomike ”Wall Street Journal’‘, në një korrespondencë nga Athina, i referohet të njëjtës temë, duke vënë në dukje se “Greqia u rikthye në një kurs pozitiv zhvillimi pas gjashtë vitesh recesion, duke shënuar fundin e një prej trondjtjeve më të çrregullta dhe më të mëdha ekonomike në historinë europiane të pas luftës”.
Raporti i OKB-së: Kosovë, rritet ndikimi i radikalizmit fetar në vend
“Zëri i Amerikës” njofton se në një raport të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara të publikuar në Prishtinë, thuhet se 40 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë që është rritur ndikimi i radikalizmit fetar në vend. Po sipas “Zërit të Amerikës” qytetarët e anketuar ndërkaq kanë radhitur papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin si problemet kryesore, ndërsa shumica janë shprehur të pakënaqur edhe me punën e institucioneve të Kosovës.
L.V
Panairi i librit/ Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada”
Shkrimtari Ismail Kadare nderohet me çmimin spevial “Jeronim de Rada”. Në një ceremoni të zhvilluar paraditen e së shtunës, të edicionit 17 të Panairit të Librit në Tiranë, Kadare në prani edhe të ambasadorit italian në Shqipëri i është dhënë ky çmim. Kadare, duke falënderuar për nderimin që i bëhet me këtë çmim, ka vlerësuar shume te rëndësishme veprën e de Radës. “De Rada e orientoi letërsinë tonë drejt letërsisë evropiane”- tha Kadare në fjalën e tij.
L.V
Tribuna/ Skenari: Kryeministri i ardhshëm i Kosovës s’do të jetë asnjë nga liderët e partive. Është vendosur që të jetë konsensual
Ka filluar të marrë jetë skenari i paralajmëruar për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Gazeta “Tribuna” në kryeartikullin e saj shkruan se pjesë e këtij skenari do të jenë PDK-LDK dhe lista Srpska, por mundësi që të jetë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse do t’i ofrohet edhe AAK-së së Ramush Haradinajt. Burime të gazetës “Tribuna” bëjnë të ditur se sipas këtij skenari, kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë asnjëri nga liderët e këtyre partive. “Kryeministri është vendosur që të jetë konsensual”, ka thënë ky burim ndërkombëtar në kushte anonimiteti.
713 milionë lekët e vjedhura në BSh, llogariten si shpenzime për vitin që vjen
Shifra e vjedhur në Bankën e Shqipërisë i është faturuar të gjithë shqiptarëve për ta paguar. Kështu në raportimin që Marin Gjermeni, përfaqësues i BSH-së, bëri dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, rezultoi se shifra prej 713 milionë lekësh e vjedhur në BSH, është përfshirë në zërin e shpenzimeve. Përveç kësaj, shpenzimet e tjera që lidhen me pagesën e qirasë për godinën e stafit, do të sjellë ulje të kontributit të BSH-së në buxhet.
“Sherr" në OSBE-së për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën për Siguri e Bashkëpunim. Serbia refuzon kërkesën e Shqipërisë dhe SHBA-ve
“Gazeta Shqiptare” ka botuar sot të zbardhur, debatin që u zhvillua në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, ku përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë.