Arkiv-Lajme

Rishfaqet al-Baghdati me një mesazh zanor. U bën thirrje xhihadistëve për akte kundër perëndimit dhe e quan Arabinë Saudite si “Kokën e Gjarprit”

Postuar në 13 Nëntor, 2014 13:50

Kalifi i Shtetit Islamik, Abu Bakër al-Bagdati u bën thirrje mbështetësve të shpërthejnë vullkanin e xhihadit kudo nëpër botë.  Thirrja vjen përmes një mesazhi zanor 17-minutësh të publikuar sot në internet nga Shteti Islamik. Aty ai kërkon hedhjen në sulm të mbështetësve të Xhihadit në të gjithë botën islame.

Kundërshtarët e Shtetit Islamik, i quan hebrenj, kryqtarë dhe djaj, ndërsa udhëheqësit e Arabisë Saudite, i emërton si “Koka e Gjarprit”, për përfshirjen e tyre në koalicionin ndërkombëtar, kundër Shtetit Islamik.

Një pjesë nga ditari i Napoleon Zervës. Pas luftës nuk kishte të blinte as bukë për fëmijët

Postuar në 13 Nëntor, 2014 12:49

“Gjeneral Zerva vdiq i varfër, ashtu siç ishte edhe pas luftës civile. Përrallat e propagandës se andartët e së djathtës u paguan nga britanikët janë idiotësi të papërgjegjshme, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër”. Kështu shkruan Keti Zerva, bashkëshortja e gjeneral Napoleon Zervës, i njohur si komandat i forcave greke të EDES-it para dhe gjatë luftës civile greke.

Të arrestuarve në Belgjikë do t’u sekuestrohet pasuria në Shqipëri. Hetim edhe për të afërmit e të dënuarve apo kërkuarve nga drejtësia belge

Postuar në 13 Nëntor, 2014 11:51

Një listë me emrat e personave të cilët janë në hetim, arrestuar apo dënuar për vepra të rënda kriminale në Belgjikë, pritet t’i dorëzohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të verifikuar dhe sekuestruar pasuritë dhe pronat e ngritura në Shqipëri.

Kjo temë është diskutuar në takimin që kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci pati me kryeprokurorin e Mbretërisë së Belgjikës, Frédéric Van Leeuë.

Prishtina vlerëson qëndrimin e Ramës në Beograd. Përgjigje edhe për përfaqësimin: "Bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve..."

Postuar në 13 Nëntor, 2014 10:31

Ideja e opozitës shqiptare se Shqipëria nuk duhet të flasë në emër të Kosovës, sidomos në takimet me palën serbe, kanë marrë një sqarim zyrtar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë. Përmes një deklarate për shtyp, kjo ambasadë jep vlerësimet maskimale për vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, duke mirëpritur edhe qëndrimin e tij për Kosovën. “Ambasada e Republikës së Kosovës përgëzon veçanërisht kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur.

Aleksis Tsipras më 18 Dhjetor viziton Shqipërinë. Tentativë për shkrirjen e akujve mes Athinës e Tiranës

Postuar në 13 Nëntor, 2014 10:18

Shefi i opozitës greke, Aleksis Tsipras, i cili kuotohet nga sondazhet si lideri i partisë që aktualisht ka shumicën e mbështetjes popullore do të vizitojë më 18 Dhjetor Tiranën, në një përpjekje për të shkrirë akujt mes dy vendeve.

Burime diplomatike thanë për ResPublica se kreu i të Majtës Radikale (Syriza) do të zhvillojë në Tiranë takime të nivelit të lartë, ku do të diskutohen marrëdhëniet shqiptaro-greke, por edhe situata në rajon.  

Eliminohet xhihadisti i njohur gjeorgjian, Omar al-Shishani. Lajmi publikohet nga kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov

Postuar në 13 Nëntor, 2014 10:11

Kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov, dikur një rebel, ka njoftuar se është vrarë së funmdi edhe Omar al-Shishani, një nga drejtuesit më të njohur ushtarakë të militantëve islamikë të ISIS. Al-Shishani është një xhihadist gjeorgjian me emrin e lindjes,Tarkhan Batirashvili. “The Moscow Tmes” përcjell mesazhin e Kadyrov në “Instagram” ku pretendohet asgjësimi i al-Shishanit. “Tarkhan Batirashvili, armiku i islamit që e quan veten Omar al-Shishani, është vrarë. I njëjti fat pret çdokënd që guxon të mendojë për të kërcënuar rusët dhe çeçenët”, shkruan Kadyrov.

Urdhër arresti për ish-drejtorin e lojërave të fatit. Nuk gjendet që pas urdhrit të gjykatës

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:52

Ish-drejtori i lojërave të fatit, Besnik Çobaj, duket të jetë në kërkim nga policia, pasi ndaj tij ka një urdhër arresti. Lajmi bëhet i ditur nga “Top-Channel”, që shton se urdhri i gjykatës është dhënë ditën e shtunë. Çobaj, që punon si drejtor i UKT-së, nuk gjendet, dhe për këtë arsye kanë lindur dyshimet se kërkesa e prokuroirsë drejtuar gjykatës, të jetë dekonspiruar. Çobaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe siç njofton “TCH” ai ndodhet ende në Shqiëpri, pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS.

Çështja “Ruby”, Apeli i Milanos dënon Emilio Feden me 4 vjet burg

Postuar në 13 Nëntor, 2014 07:12

Gjykata e Apelit e Milanos ka dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg, Emilio Feden, ish-drejtor i TG4, në kuadër të gjykimit të çështjes “Ruby”(http://it.wikipedia.org/wiki/Procedimenti_giudiziari_a_caric...). Më herët Fede ishte dënuar me 7 vjet, por gjykii i djeshëm e ka ulur dënimin.

Shefqet Krasniqi tashmë në gjendje të lirë. Hiqet edhe masa ‘arrest shtëpie’

Postuar në 13 Nëntor, 2014 06:20

Mediat kosovare njoftojnë se për imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, është hequr sot edhe masa e arrestit shtëpiak. Krasniqi qëndroi një muaj në burg dhe një muaj në arrest shtëpie, pas arrestimit më 17 shtator të një grupi peronash që dyshoheshin për prishje të rendit kushtetues dhe nxitje për rekrutim në organizata terroriste.

s.z 

Edhe Romela Begaj shpallet kampione bote në peshëngritje

Postuar në 13 Nëntor, 2014 06:14

Pas Daniel Godellit edhe peshëngritësja Romela Begaj është shpallur  kampione bote në stilin e shkëputjes. Begaj ka ngritur 113 kg dhe ka marrë medaljen e arit në kampionatin botëror të peshëngritjes që zhvillohet në Kazakistan.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme