Eliminohet xhihadisti i njohur gjeorgjian, Omar al-Shishani. Lajmi publikohet nga kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov

Kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov, dikur një rebel, ka njoftuar se është vrarë së funmdi edhe Omar al-Shishani, një nga drejtuesit më të njohur ushtarakë të militantëve islamikë të ISIS. Al-Shishani është një xhihadist gjeorgjian me emrin e lindjes,Tarkhan Batirashvili. “The Moscow Tmes” përcjell mesazhin e Kadyrov në “Instagram” ku pretendohet asgjësimi i al-Shishanit. “Tarkhan Batirashvili, armiku i islamit që e quan veten Omar al-Shishani, është vrarë. I njëjti fat pret çdokënd që guxon të mendojë për të kërcënuar rusët dhe çeçenët”, shkruan Kadyrov. Lajmi vjen pas njoftimeve se edhe kalifi Abu Bakr al-Baghdadi është plagosur rëndë gjatë një sulmi ajror të amerikanëve. “MT” shkruan gjithashtu se në muajin shtator militantë të ISIS lëshuan një video përmes së cilës kërcënonin që të përhapnin luftën edhe në Kaukaz. Duket se kjo e al-Shishanit, nëse është e vërtetë, është një kundërpërgjigje.
http://www.themoscowtimes.com/news/article/kadyrov-claims-red-bearded-ch...
s.z
Add new comment