Aleksis Tsipras më 18 Dhjetor viziton Shqipërinë. Tentativë për shkrirjen e akujve mes Athinës e Tiranës

Postuar në 13 Nëntor, 2014 10:18

Shefi i opozitës greke, Aleksis Tsipras, i cili kuotohet nga sondazhet si lideri i partisë që aktualisht ka shumicën e mbështetjes popullore do të vizitojë më 18 Dhjetor Tiranën, në një përpjekje për të shkrirë akujt mes dy vendeve.

Burime diplomatike thanë për ResPublica se kreu i të Majtës Radikale (Syriza) do të zhvillojë në Tiranë takime të nivelit të lartë, ku do të diskutohen marrëdhëniet shqiptaro-greke, por edhe situata në rajon.  

Dy vizitat e fundit të presidentit Papulias dhe ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos duket se nuk i kanë zbutur qëndrimet e palës shqiptare lidhur me çështjen e kufirit detar, temë që po mban peng marërdhëniet mes dy vendeve.

Kësaj vizite do t’i paraprijë ardhja në Tiranë e  Ministrit grek të Arsimit, Çështjeve Fetare, Kulturës dhe Sportit, Andreas Loverdos më 19 Nëntor, i cili do të diskutojë me ministren Nikolla çështjen e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.