Prishtina vlerëson qëndrimin e Ramës në Beograd. Përgjigje edhe për përfaqësimin: "Bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve..."

Ideja e opozitës shqiptare se Shqipëria nuk duhet të flasë në emër të Kosovës, sidomos në takimet me palën serbe, kanë marrë një sqarim zyrtar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë. Përmes një deklarate për shtyp, kjo ambasadë jep vlerësimet maskimale për vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, duke mirëpritur edhe qëndrimin e tij për Kosovën. “Ambasada e Republikës së Kosovës përgëzon veçanërisht kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur. Konstatimi i kryeministrit të Shqipërisë se “Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe evropian” dhe “se pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi, perspektivës evropiane të rajonit dhe e ka kthyer në veprim strategjik, bashkëpunimin mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve në veçanti”, është një mesazh i duhur dhe me frymë evropiane”, thuhet në deklaratë. Ndonëse është një reagim për vizitën në tërësi, mund të shihet lehtë se qeveria e Kosovës, e vlerëson hapjen nga kryeministri i Shqipërisëe të diskutimit për Kosovën në Beograd.
s.z
Add new comment