Rishfaqet al-Baghdati me një mesazh zanor. U bën thirrje xhihadistëve për akte kundër perëndimit dhe e quan Arabinë Saudite si “Kokën e Gjarprit”

Postuar në 13 Nëntor, 2014 13:50

Kalifi i Shtetit Islamik, Abu Bakër al-Bagdati u bën thirrje mbështetësve të shpërthejnë vullkanin e xhihadit kudo nëpër botë.  Thirrja vjen përmes një mesazhi zanor 17-minutësh të publikuar sot në internet nga Shteti Islamik. Aty ai kërkon hedhjen në sulm të mbështetësve të Xhihadit në të gjithë botën islame.

Kundërshtarët e Shtetit Islamik, i quan hebrenj, kryqtarë dhe djaj, ndërsa udhëheqësit e Arabisë Saudite, i emërton si “Koka e Gjarprit”, për përfshirjen e tyre në koalicionin ndërkombëtar, kundër Shtetit Islamik.

Xhihadistët do të luftojnë në luftëtarin e fundit, shprehet Al-Bagdadi. Ai thotë se alenaca e udhëhequr nga amerikanët po dështon.  

Sipas ekspertëve, mesazhi zanor është autentik. Kjo është deklarata e parë e kalifit të Shtetit Islamik, pas të plagosjes së tij javën e kaluar, gjatë një sulmi ajror amerikan në perëndim të Irakut, pranë kufirit sirian.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.