Arkiv-Lajme

Astrit Hado: Formula e pensionit, si të blini deri në 21 vite punë me 2 milionë lekë të vjetra

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:38

Çdo fermer i zonave fushore mund të blejë 21 vite e 3 muaj të vlefshme për pensionin e pleqërisë me 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa fermerët e zonave malore këtë periudhë mund ta blejnë me vetëm 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra". Gjithçka është sqaruar nga nëndrejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, i cili ishte i ftuar në rubrikën 'Opinion' në televizionin 'News 24'. Po ashtu, ai ka shpjeguar dhe ndryshimet ligjore për minatorët dhe mënyrën sesi ata do të përfitojnë nga këto ndryshime.

“Tribuna”: PDK nuk gjen model për zhbllokimin e krizës në Kosovë, mendon vetëm për zgjedhje

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:33

Në kryeartikullin e saj gazeta “Tribuna” shkruan se Partia Demokratike e Kosovës nuk po arrin të gjejë asnjë model për zhbllokimin e krizës në vend. Kjo parti është bllokuar në tentimin për të arritur një marrëveshje me partitë e spektrit të djathtë për ndërtimin e institucioneve. “Tribuna” shkruan se e gjithë kjo situatë është krijuar pas refuzimit të vazhdueshëm të koalicionit paszgjedhor VLAN, që të bëjë marrëveshje me partinë e Hashim Thaçi për ta formuar qeverinë.

Shesheli sfidë gjykatës: Nuk kthehem më në Hagë. Nikoliç edhe Vuçiç ishin ndihmësit e mi në krimet për të cilat akuzohem

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:26

Ultra-nacionalisti serb Vojislav Sheshel, i bëri sfidë gjykatës së OKB-së për krimet e luftës, një ditë pasi u kthye në shtëpi, i liruar përkohësisht nga Gjykata, duke thënë se ai nuk do të kthehej më në Hagë në se e kërkojnë gjykatësit. I akuzuari për krijimin e forcave famëkeqe paraushtarake,  u bëri sfidë të drejtëpërdrejtë kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe presidentit Tomislav Nikoliç duke thënë se po të donin mund ta arrestonin, por ai nuk do të kthehej më në Hagë.

“Monitor” shkruan se presidenti ka përzgjedhur katër emra për Guvernator të BSH-së

Postuar në 13 Nëntor, 2014 18:35

Revista “Monitor” shkruan se presidenti i Republikës ka përzgjedhur katër emra për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Dhe sipas revistës këta janë: Xhentil Demiraj, Edvin Libohova, Arjan Kadare dhe Marta Muço. “Monitor” hedhe një ide edhe se kush nga këta të katër mund të jenë më të favorizuar, por në çdo rast, procesi do të kërkojë dakordësinë edhe të kryeministrit. Emrat gjithsesi janë në kuadrin e një informacioni mediatik dhe konfirmimi i tyre do të bëhet në ditën e dekretimit nga kreu i shtetit.

Basha: Qeveria po rrit taksat për të rritur fondin e pagave të ministrive dhe shpenzimet operative. Vërtet?

Postuar në 13 Nëntor, 2014 16:51

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë Rama se po rrit taksat, për të rritur fondin e pagave të ministrive dhe shpenzimet operative. Kjo, sipas Bashes, në kurriz të investimeve publike. Për të parë se sa qendron akuza e Bashës, iu referuam buletinit fiskal të vitit 2012, viti i fundit i plotë i qeverisjes së PD-së.

Do përpiqemi të çojmë përpara marrëdhënien me Serbinë, por pa harruar se çfarë na ndan

Postuar në 13 Nëntor, 2014 16:49

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në "Top Story" ku ka folur për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe vizitën në Beograd. 

Sokol Balla: Pas një turi dyditor në kënde më të humbura të Ballkanit, do të thoja unë, si ishte Presheva dhe Lugina, e kishit imagjinuar se do priteshit thuajse me cilësinë e heroit, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, ndërkohë që kjo ishte një vizitë e parafolur dhe e shumëpërfolur?

Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kreu i INUV Tiranë. Po darkonte në një lokal në Farkë. Jashtë rrezikut për jetën

Postuar në 13 Nëntor, 2014 15:17

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme. Lajmi bëhet i ditur nga media të ndryshme që raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje në Farkë. Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

s.z

Fevziu replikon me Bashën në "Opinion": Më vijnë mesazhe nga PD për të mos folur për kryeprokurorin Llalla

Postuar në 13 Nëntor, 2014 14:37

Blendi Fevziu ka replikuar me tone të larta me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të ftuarin e tij në emisionin e së enjtes në “Opinion”.

Objekt i replikave ishte Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla, për të cilin Fevziu tha se ishte zgjedhur nga mazhoranca e djeshme si njeriu i saj.

Por ky përcaktim shkaktoi reagimin e Bashës, i cili tha se Prokurori nuk i përkiste opozitës, pasi ishte zgjedhur nga parlamenti.

Duke vazhduar replikën Fevziu iu drejtua Bashës, duke thënë se nga opozita i vinin mesazhe për të mos prekur kryeprokurorin Llalla.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës: “Kallëzim penal për ministrin e Financave, për çështjen e bllokimit të punimeve në bulevard”

Postuar në 13 Nëntor, 2014 14:20

Kreu i PD-së, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar në “Opinion” se nesër(14 nëntor) do të depozitojë një kallëzim penal për ministrin e Financave Shkëlqim Cani, që sipas tij, ka një vit që ka bllokuar 2000 vende pune në bulevard.  Më herët edhe INUK ka ndërprerë punimet në bulevardin e Tiranës, ndonëse ka patur edhe një vendim gjykate. Kësaj radhe, duket se bëhet për bllokimin e fondeve. Basha ka folur edhe për arritjet e tij në krye të bashkisë, si p.sh lehtësitë tatimore për biznesin e vogël.

s.z  

Kundërshtohet shpërndarja e investimeve në K. e Ekonomisë. Deputeti Kadeli: “Krahasuar me Jugun, në Veri ka dy herë më pak investime”

Postuar në 13 Nëntor, 2014 14:06

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka qenë sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku është prezantuar projektbuxheti. Për Ahmetajn, shifra e investimeve, që parashikohet të jetë 8- miliardë lekë, është rekord. “Kjo është një shifër rekord, duke futur në paketë uljen e deficitit, uljen e borxhit publik, ruajtjen e nivelit madje në shumë aspekte, rritjen e buxhetit social, mosprekjen në asnjë mënyrë të të drejtës sociale, rritjes e subvencionit për energjinë", tha Ahmetaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme