“Tribuna”: PDK nuk gjen model për zhbllokimin e krizës në Kosovë, mendon vetëm për zgjedhje

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:33

Në kryeartikullin e saj gazeta “Tribuna” shkruan se Partia Demokratike e Kosovës nuk po arrin të gjejë asnjë model për zhbllokimin e krizës në vend. Kjo parti është bllokuar në tentimin për të arritur një marrëveshje me partitë e spektrit të djathtë për ndërtimin e institucioneve. “Tribuna” shkruan se e gjithë kjo situatë është krijuar pas refuzimit të vazhdueshëm të koalicionit paszgjedhor VLAN, që të bëjë marrëveshje me partinë e Hashim Thaçi për ta formuar qeverinë. Po sipas “Tribunës” në mungesë të alternativave, daljen nga kjo situatë tani PDK po e sheh vetëm te mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kësisoj, kjo parti kohët e fundit ka filluar të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Kryetarët e degëve të kësaj partie nëpër gjithë vendin, kanë marrë ‘selam’ nga kreu i PDK-së Hashim Thaçi, që t’i funksionalizojë shtabet zgjedhore si dhe të fillojë mobilizimi.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.