Arkiv-Lajme

Diskutime në Moskë me ambasadën shqiptare për eksportin e frutave. “Koha Ditore” shkruan se dyshohet për kontrabandë nga BE-ja

Postuar në 15 Nëntor, 2014 03:16

“Koha Ditore” shkruan sot për disa bisedime që po mbahen në Moskë mes Shërbimit rus të Mbikëqyrjes Veterinare dhe Fitosanitare e ambasadës shqiptare. Bisedimet po zhvillohen për arsye të hetimit të eksporteve shqiptare drejt Rusisë, një vend që ndodhet nën embargon e Bashkimit Europian. Sipas “KD” është konstatuar shtimi i eksporteve të qershisë, kajsisë dhe pjeshkëve nga Shqipëria në Rusi.

Kissinger: “Shteti si njësi është vënë nën goditje. Paqja e Vestfalisë, modeli për rendin e ri ndërkombëtar. Krimea, rast i veçantë”

Postuar në 14 Nëntor, 2014 19:01

Henry Kissinger i ka dhënë një intervistë të mirënjohurës gjermane, “Der Spiegel”. Ai ka folur për problemet e sigurisë sot në botë, për çështjet më të nxehta, por sigurisht, duke dhënë mendimin e tij edhe për atë që është tema më e lakuar prej tij së fundmi: nevoja për riformulimin e rendit ndërkombëtar sot. Po shkëpusim ato që Kissinger thotë në pyetjet e para, meqenëse janë disa përcaktime me natyrë doktrinare. “Kaosi po na kërcënon, përmes përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe terrorizmit.

Miqësorja me Francën përfundon 1:1

Postuar në 14 Nëntor, 2014 15:47

Ndeshja miqësore mes Francës dhe Shqipërisë ka përfunduar në barazim 1:1. Të parët kanë shënuar shqiptarët, pra ekipi ynë, me anë të Mavrajt. Goli ka ardhur në pjesën e parë dhe është finalizuar me një goditje me kokë brenda zonës. Pjesa e dytë ka ndryshuar kursin e lojës, pasi francezët morën kontrollin e mesfushës dhe në minutën ’72 shënuan me anë të Griezman. Duhet thënë se ndeshja ka konfirmuar formën e mirë të Lenjanit në krahun e majtë, që ka bërë edhe disa gjuajte të rrezikshme. Në formë të mirë kanë qenë edhe Cikalleshi dhe Memushaj.

s.z  

Zbulohet grupi i trafikantëve nga Shijaku, dyshohet se çonin armë në Siri

Postuar në 14 Nëntor, 2014 13:45

Policia zbuloi në Shijak një arsenal armësh luftarake dhe vuri në pranga 8 persona, pjesë e një grupi që dyshohet se trafikonte armë luftarake në Siri. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa bëri të ditur se operacioni i koduar “Armëtari” u finalizua me sukses pas një hetimi të detajuar, nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë.

Ambasadorja amerikane Jacobson: Thërrisni seancën e Kuvendit, e domosdoshme për kalimin e ngërçit në Kosovë

Postuar në 14 Nëntor, 2014 12:20

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka bërë sërish thirrje për tejkalim sa më të shpejtë të krizës politike. Ajo kërkon thirrje të seancës konstituive, si mënyrë për të tejkaluar ngërçin politik. “Lëvizja përpara me seancën e Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për tejkalimin e krizës politike në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

L.V

Projekti "Shkupi 2014"/ Kozmonauti rus Juri Gagarin përjetësohet në një përmendore

Postuar në 14 Nëntor, 2014 11:02

Kozmonauti rus Juri Gagarin do të ketë përmendoren e tij në kryeqytetin maqedonas. Agjensia INA shkruan se kjo vjen pas gjithë përmendoreve masive të “Shkupi 2014”. Përmendorja e tij do të vendoset në komunën e Karposhit në pjesën qendrore të kryeqytetit, ndërsa ajo vendoset me kërkesë të Ambasadës së Rusisë në Maqedoni. Vendosja e kësaj përmendoreje është përkrahur nga gjithë këshilltarët e kësaj komune në Shkup. Gagarin është i njohur si njeriu i parë që  më 12 prill 1961, me anijen kozmike "Vostok 3KA-3" udhëtoi në hapësirë, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës.

Greqia, Qipro dhe Egjipti në një aleancë ushtarake për mbrojtjen e ujërave detare?

Postuar në 14 Nëntor, 2014 10:23

Greqia duket se ka forcuar pozitat në arenën ndërkombëtare pas marrëveshjes së arritur në Kajro mes kryeministrit grek Antonis Samaras, presidentit të Qipros, Nikos Anastasiades dhe presidentit të Egjiptit Abdel-Fattah Al-Sisi. Një marrëveshje tripalëshe që mund të përkufizohet edhe si një aleancë ushtarake për mbrojtjen e interesave të këtyre tri vendeve në Egje dhe Mesdheun Lindor ku janë gjetur rezerva të mëdha hidrokarburesh, për të cilat ka shprehur interes edhe Turqia.

Çudia e radhës! Kumbaro do ta vizitojë “privatisht” Panairin e Librit. Zyra për shtyp thotë se ministrja e Kulturës nuk ka patur ftesë nga organizatorët

Postuar në 14 Nëntor, 2014 09:34

Prezantohet me dy përkthime të Milan Kunderës dhe kjo është arsyeja që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, do ta vizitojë “privatisht” dhe jo zyrtarisht panairin e 17 të Librit që ka hapur dyert që prej 12 Nëntorit në Tiranë.

Zyra për shtyp e zonjës Kumbaro e kontaktuar nga "ResPublica" ka konfirmuar  se  ministres nuk i ka munguar as dëshira dhe as vullneti për të vizituar Panairin e Librit, por thotë se në adresë të saj nuk ka ardhur asnjë ftesë nga organzatorët e këti aktiviteti.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bashkohet me KESH dhe OST, i kërkon ERE-s rritjen e çmimit të energjisë. Mund të jetë 12 lek/kWh

Postuar në 14 Nëntor, 2014 09:25

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dorëzon pranë Entit Rregullator kërkesën për rritje të çmimit vitin e ardhshëm. OSHEE kërkon rritje të tarifës së shpërndarjes së energjisë me rreth 70%. Pra, nga 7 lekë për kilovat/orë që është aktualisht tarifa mesatare e shpërndarjes, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë. Më herët edhe Koorporata Elektroenergjetike shqiptare aplikoi për rritje të çmimit me të cilin ia shet energjinë OSHEE-së me 50%. Pas KESH dhe OST, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ishte i fundit që kërkon rritje e çmimit të energjisë elektrike.

 

“Vizion Plus” citon Presidencën: Emrat e përfolur për Guvernator të Bankës së Shqipërisë nuk janë në listën e Nishanit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 08:52

“Vizion Plus” raporton një qëndrim të Preisdencës përmes të cilit hidhet poshtë lajmi i 24 orëve të fundit që përfliste emrat e mundshëm për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “VP”, citon se deklarata e Presidencës është bërë vetëm për këtë televizion dhe se ajo thekson se emrat e Xhentoil Demirajt, Arjan Kadaresë, Marta Muços dhe Edvin Libohovës, nuk janë në listën e presidentit Bujar Nishani për postin e Guvernatorit.  Lajmin për këta katër emra e publikoi revista “Monitor”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme