Greqia, Qipro dhe Egjipti në një aleancë ushtarake për mbrojtjen e ujërave detare?

Postuar në 14 Nëntor, 2014 10:23

Greqia duket se ka forcuar pozitat në arenën ndërkombëtare pas marrëveshjes së arritur në Kajro mes kryeministrit grek Antonis Samaras, presidentit të Qipros, Nikos Anastasiades dhe presidentit të Egjiptit Abdel-Fattah Al-Sisi. Një marrëveshje tripalëshe që mund të përkufizohet edhe si një aleancë ushtarake për mbrojtjen e interesave të këtyre tri vendeve në Egje dhe Mesdheun Lindor ku janë gjetur rezerva të mëdha hidrokarburesh, për të cilat ka shprehur interes edhe Turqia.

Deklarata e përbashkët bën fjalë për bashkëpunimin mes këtyre tre shteteve në mbrojtjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe përforcimin e sistemeve të mbrojtjes që këto vende kanë në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor. Marrëveshja tripalëshe parashikon ngritjen e një mekanizmi për përmbushjen e të gjitha angazhimeve të marra nga Greqia, Qipro dhe Egjipti në përputhje edhe me kapacitetet e çdo vendi.  ("We commit to mobilize all our capabilities in order to effectively promote our common interests and values"). Mediat greke shkruajnë se kjo marrëveshje bashkëpunimi  që shtrihet edhe në fushën e mbrojtjes ka bekimin edhe të Moskës, e cila duket se ka marrëdhënie të privilegjuara me qeverinë e egjiptiane. Thuhet se ky bllok i ri mes Greqisë, Qipros dhe Egjiptit nuk është pritur keq as nga Izraeli dhe as nga Shtetet e Bashkuara që janë të interesuara për të balancuar agresivitetin dhe kërcënimin që paraqet Turqia në Mesdhe.

l.m

 

http://www.defencenet.gr/defence/item/%CE%B9%CE%B4%CE%BF%CF%...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.