Zbulohet grupi i trafikantëve nga Shijaku, dyshohet se çonin armë në Siri

Policia zbuloi në Shijak një arsenal armësh luftarake dhe vuri në pranga 8 persona, pjesë e një grupi që dyshohet se trafikonte armë luftarake në Siri. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa bëri të ditur se operacioni i koduar “Armëtari” u finalizua me sukses pas një hetimi të detajuar, nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë. “Hetimi e goditja e grupit kriminal të sipërpërmendur është realizuar duke aplikuar format dhe metodat speciale te hetimit duke dokumentuar ne kete forme linjen e trafikimit të armëve dhe municionit. Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë” tha Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
L.V
Add new comment