“Vizion Plus” citon Presidencën: Emrat e përfolur për Guvernator të Bankës së Shqipërisë nuk janë në listën e Nishanit

“Vizion Plus” raporton një qëndrim të Preisdencës përmes të cilit hidhet poshtë lajmi i 24 orëve të fundit që përfliste emrat e mundshëm për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “VP”, citon se deklarata e Presidencës është bërë vetëm për këtë televizion dhe se ajo thekson se emrat e Xhentoil Demirajt, Arjan Kadaresë, Marta Muços dhe Edvin Libohovës, nuk janë në listën e presidentit Bujar Nishani për postin e Guvernatorit. Lajmin për këta katër emra e publikoi revista “Monitor”.
http://vizionplus.al/nishani-kandidatet-e-lakuar-ne-media-spekulim-2/
s.z
Add new comment