Arkiv-Lajme

Projektbuxheti/Punonjësit e SHISH që punojnë në ambasada, nuk do të paguhen më nga Ministria e Jashtme, por nga SHISH

Postuar në 12 Nëntor, 2014 09:42

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka qenë sotr në Komisionin Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ku është diskutuar për projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2015. Ministri ka deklaruar se që nga ky vit ka një ndryshim jo pak të rëndësishëm që lidhet me pagesat e punonjësve në ambasada. Kështu ata punonjës të ambasadave që janë nën varësi të Shërbimit Informativ Shtetëror do të paguhen këtej e tutje nga buxheti i SHISH, pra jo më nga Ministria e Jashtme. E njëjta gjë vlen edhe për ata punonjës që janë nomenklaturë e Ministrisë së Mbrojtjes, si p.sh atashetë ushtarakë.

Arritja më e madhe e sportit shqiptar, Daniel Godelli kampion bote në peshëngritje. Dy medalje të arta për 22-vjeçarin nga Peqini

Postuar në 12 Nëntor, 2014 09:38

Sporti shqiptar ka shënuar një arritjeve më të mëdha, duke u ngjitur në majat e peshëngritjes botërore.  Peshëngritësi nga Peqini, Daniel Godelli  është shpallur kampion bote në peshën 77 kg pas dy medaljeve të arta  që mori në dygarësh dhe shkëputje  në kampionatin botëror që po zhvillohet në Almati

Godelli ka ngritur 369 kilogramë në dygarësh në një garë perfekte në të dy stilet duke mundur kinezin Goushun Zhong.

Tekstet e historisë, ministri grek i Arsimit, vizitë në Tiranë më 19 nëntor. Takime edhe në zonat e minoritetit në jug të vendit

Postuar në 12 Nëntor, 2014 09:01

Ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare, Kulturës dhe Sportit të Greqisë, do të jetë në Tiranë më 19 nëntor të këtij viti. Bëhet e ditur se Andreas Loverdos do të takohet me homologen e tij Lindita Nikolla me të cilën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Tema kryesore e vizitës do të jenë tekstet e shkollave që kanë të bëjnë me pasqyrimin e raporteve historike greko-shqiptare si dhe me ato që lidhen me letërsinë. Puna për rishikimin e teksteve ka shumë kohë që ka nisur dhe në muajin mars të këtij viti edhe ministrja Nikolla ishte në Athinë, pikërisht për këtë çështje.

Edhe diplomatët dorëzojnë librezat e energjisë. Ministri Bushati urdhëron që debitorëve t’u mbahen lekët nga rroga

Postuar në 12 Nëntor, 2014 07:46

Pas punonjësve të Prefekturës së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme edhe diplomatët janë detyruar të dorëzojnë librezat e energjisë pranë institucionit të tyre.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të gjithë punonjësit e kësaj ministrie kanë çuar për verifikim pranë departamentit të Financës librezat e pagesave të energjisë elektrike.

Diplomatëve u është thënë se të gjithë ata që rezultojnë debitorë, në llogarinë e pagës do t’u lihet vetëm një minimum jetik, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e pagesave të prapambetura të energjisë.

Ministri i Jashtëm serb Daçiç, deklaron se është arritur marrëveshje për një vizitë të kryeministrit Vuçiç në Tiranë

Postuar në 12 Nëntor, 2014 07:31

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se në Boegrad është rënë dakord që kryeministri serb të vizitojë Tiranën. “Tanjug” citon Daçiç të jetë shprehur se tensionet u rritën pas vizitës së Ramës, për shkka të deklaratëve për Kosovën në konferencën për shtyp-, por gjithsesi ky tension, sipas tij, nuk vë në rrezik stabilitetin. “Gjëja e mirë është se bisedimet u zhvilluan dhe një marrëveshje për një vizitë të Vuçiçit në Tiranë u arrit”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Pas vizitës në Serbi, Kryeministri në konferencë për shtyp: “Thyem akullin dhe shtrimë dorën e miqëisë në Beograd”

Postuar në 12 Nëntor, 2014 06:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një konferencë të posaçme për shtyp, pas kthimit të tij nga Serbia. Rama ka përcjellë konsiderata pozitive për vizitën, për të cilën vlerësoi se përmbushi pritmëritë. “Ishim plotësisht të qetë për një mision jo të lehtë, ku u thye një akullnajë e shtresëzuar nga dekada të gjata luftërash, konfliktesh e dasish në mes të Europës. Ne shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë dhe sot jemi më afër. Për tu bërë miq të vërtetë do të duhet kohë më e gjatë por partneriteti serioz dhe bashkëpunim për interesat e secilës palë nuk presin”, tha Rama.

Edi Rama takohet me Vuçiç, pritet në aeroport nga Daçiç me ceremoni shtetërore

Postuar në 10 Nëntor, 2014 04:35

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me nderime në Pallatin “Serbia”, ku ka nisur takimin me homologun e tij serb Vuçiç rreth orës 11:00, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.

Rizgjohet K.Spahiu, shkon në Rinas dhe i kërkon Ramës të flasë për Shqipërinë etnike

Postuar në 10 Nëntor, 2014 03:24

Aleanca Kuq e Zi edhe një herë e gatshme për të protestuar. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë udhëtuar drejt Rinasit me 15 automjete për t’i thënë kryeministrit se në Serbi duhet të deklarojë që Kosova është Shqipëri. Ata udhëzojnë gjithashtu kryeministrin që homologu Vuçiç duhet të kërkojë falje për incidentet gjatë ndeshjes në Beograd. Protestuesit e AK, e shoqëruan protestën edhe me thirrjet "Shqipëri etnike". “Ne jemi këtu për t’i kërkuar Ramës që të marrë kurajon ashtu si serbët, tregoju historinë e Shqipërisë, deklaro Kosova është etnike shqiptare është e Shqipërisë.

Rama mbërrin në Beograd, udhëtoi me “Air Bosnia” dhe shoqërohet nga një ekip gazetarësh

Postuar në 10 Nëntor, 2014 02:48

Kryeministri Rama mbërrin në Beograd rreth orës 09.30. Avioni i linjës “Air Bosnia” në bordin e të cilit ndodhej kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar la aeroportin Nënë Tereza në orën 08:40 për të nisur udhëtimin drejt Beogradit. Rama mbërriti në Aeroport rreth orës 08:00. Në këtë vizitë ai është i shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

Misioni i ministër serb Aleksandar Vulin, në Preshevë një ditë para Ramës

Postuar në 10 Nëntor, 2014 02:43

Një emisar i lartë i Beogradit do të mbërrijë në Preshevë një ditë para vizitës së Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama, në krahinën e banuar më së shumti nga shqiptarë. Siç njofton Agjencia “Presheva Jonë”, Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin do të jetë sot me një mision special më Preshevë. Gjatë vizitës, ministri Vulin do të takohet me shefin e rrethit të Pçinjit, Budimir Mihajloviç, dhe Kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafa.

 

L.V

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme