Ministri i Jashtëm serb Daçiç, deklaron se është arritur marrëveshje për një vizitë të kryeministrit Vuçiç në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se në Boegrad është rënë dakord që kryeministri serb të vizitojë Tiranën. “Tanjug” citon Daçiç të jetë shprehur se tensionet u rritën pas vizitës së Ramës, për shkka të deklaratëve për Kosovën në konferencën për shtyp-, por gjithsesi ky tension, sipas tij, nuk vë në rrezik stabilitetin. “Gjëja e mirë është se bisedimet u zhvilluan dhe një marrëveshje për një vizitë të Vuçiçit në Tiranë u arrit”, tha ndër të tjera Vuçiç. Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e kryeministrit shqiptar në Preshëve, kur krahasoi statusin e pakicës serbe në Kosovë me atë të shqiptarëve në Luginënn e Preshevës. “Rama nuk duhet të diksutojë pozicionin e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe ta krahasojë atë me pakicën etnike shqiptare në Preshevë dhe në Serbinë Jugore”, tha Daçiç. Nga një vështrim i shpejtë, duket se pala serbe është e interesuar të mbajë të hapur kanalin e komunikimeve me Tiranën. Përndryshe gëlltitja e provokimeve, siç e quan ajo, deklarataën e Ramës, nuk do të ishte kaq e lehtë. Dhe aq më tepër “stonon” në këtë moderacion, ministri i Jashtëm serb, që vjen nga partia e Millosheviçit. Me gjasë çdo gjë është konsumuar për efekte të brendshme dhe klasa politike serbe po kërkon të lirohet nga ngarkesa për të cilat ka kosto, siç është edhe Kosova.
http://tanjug.rs/news/153077/dacic--tensions-increase--stability-not-jeo...
s.z
Add new comment