Rizgjohet K.Spahiu, shkon në Rinas dhe i kërkon Ramës të flasë për Shqipërinë etnike

Aleanca Kuq e Zi edhe një herë e gatshme për të protestuar. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë udhëtuar drejt Rinasit me 15 automjete për t’i thënë kryeministrit se në Serbi duhet të deklarojë që Kosova është Shqipëri. Ata udhëzojnë gjithashtu kryeministrin që homologu Vuçiç duhet të kërkojë falje për incidentet gjatë ndeshjes në Beograd. Protestuesit e AK, e shoqëruan protestën edhe me thirrjet "Shqipëri etnike". “Ne jemi këtu për t’i kërkuar Ramës që të marrë kurajon ashtu si serbët, tregoju historinë e Shqipërisë, deklaro Kosova është etnike shqiptare është e Shqipërisë. Shqiptarët e Preshëvës kanë një vit që të presin ti dorëzosh 50 mijë euro. Nuk jemi kundër dialogut, s’ka pse të bëhet dialogu në Serbi, mund të ndodhë kudo”, tha Kreshnik Spahiu.
a.k
Comments
Edhe une i mbledh aq njerez
<p>Edhe une i mbledh aq njerez ..... si i thone nga Berati .... na hape barkun e K.Spahiu !</p>
Add new comment