Projektbuxheti/Punonjësit e SHISH që punojnë në ambasada, nuk do të paguhen më nga Ministria e Jashtme, por nga SHISH

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka qenë sotr në Komisionin Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ku është diskutuar për projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2015. Ministri ka deklaruar se që nga ky vit ka një ndryshim jo pak të rëndësishëm që lidhet me pagesat e punonjësve në ambasada. Kështu ata punonjës të ambasadave që janë nën varësi të Shërbimit Informativ Shtetëror do të paguhen këtej e tutje nga buxheti i SHISH, pra jo më nga Ministria e Jashtme. E njëjta gjë vlen edhe për ata punonjës që janë nomenklaturë e Ministrisë së Mbrojtjes, si p.sh atashetë ushtarakë. “Për herë të parë rakorduam bashkë me SHISH-n një marrëveshje, sipas së cilës të gjithë punonjësit e këtij Shërbimi, që sot për sot mund të jenë në ambasada të caktuara shqiptare, duke filluar nga viti tjetër shpenzimet e tyre nuk do të mbulohen më nga buxheti i MPJ-së, si deri më sot , por nga vetë buxheti i SHISH. Kjo është e njëjta skemë që bëjmë dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila paguan ata punonjës të saj që janë në përfaqësitë tona diplomatike. Dhe nga ky zë do të çlirohet një fond, i cili po ashtu do t’i shërbejë veprimtarisë se selive diplomatike ne vendet e tjera”, tha ministri Bushati.
s.z
Add new comment