Arkiv-Lajme

Papa Françesku largon nga detyra e kreut të gjykatës së Vatikanit, kardinalin kritik, Raymond Burke

Postuar në 08 Nëntor, 2014 15:07

Revista “Time” e ka cilësuar si ulje në detyrë emërimin e kardinalit Raymond Burke, i cili nga drejtues i gjykatës më të lartë të Vatikanit, Segnatura  Apostolica, është caktuar në detyrën e drejtuesit të Urdhrit të Maltës. “Time” citon “National Catholic Reporter”, që shkruan se “ky pozicion zakonisht u jepet  kardinalëve që lënë detyrën, ose si detyrë e nivelit të dytë për njnë kardinal aktiv”. Burke erdhi në vëmendje të mediave, për një deklaratë që bëri para disa ditësh, përmes të cilën u shpreh kritik për drejtimin e Kishës nga Papa Françesku.

Autoriteti i Konkurencës rekomandon rishikimin e procedurave të blerjes së energjisë. Kjo, pas skandalit të para disa javëve

Postuar në 08 Nëntor, 2014 14:35

Autoriteti i Konkurencës ka marrë dje, ma datë 7 nëntopr, një vendim, përmes të cilit rekomandon sesi duhet të procedohet në tregun e prokurimit të energjisë elektrike, me synim rritjen e konkurencës.

Bushati: Ata që mendojnë për "Shqipërinë e madhe", jetojnë në një tjetër botë

Postuar në 08 Nëntor, 2014 13:14

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për “Research on South East Europe” (LSEE) thotë se "ata që ende mendojnë për Shqipërinë e madhe jetojnë në një tjetër botë". Ai dha gjykimin e tij mbi një numër çështjesh me të cilat vendi aspirant për në BE duhet të përballet. Duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, ai gjykon se ky problem është ende i pranishëm, por është gjithashtu e vërtetë se progres raporti i KE-së e njeh vendosmërinë politike të qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Akuzat mes Andi Bushatit dhe Andrea Stefanit. Reagon Rezart Taçi: “Ftoj Bushatin në debat të hapur. Studion ta zgjedhë vetë”

Postuar në 08 Nëntor, 2014 11:17

Debati i ashpër dhe i personalizuar mes Andi Bushatit dhe Andrea Stefanit në emisionin e fundit “Opinion”, ku ishte i ftuar ministri i Bfrendshëm, Sajmir Tahiri, nxori në skenë edhe emrin e biznesmentit Rezart Taçi. Bushati akuzoi Stefanin se është paguar nga Taçi në kohën kur ky rrihte gazetarë, pra kolegë të tij. Akuza mbeti e pasqruar se për çfarë kishte të bënte konkretisht dhe për këtë arsye sot, binzemeni Rezart Taçi, ka vënë një njoftim në faqen e televizionit “Albanian Screen”, ku hedh poshtë akuzat e Bushatit, e quan këtë madje, fondamentalist dhe mnë fund e fton në debat.

SHBA kërkon ndihmën e Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik. Në tetor, Obama i dërgoi një letër sekrete Ayatollah Ali Khameneit

Postuar në 08 Nëntor, 2014 10:39

Barack Obama ka kërkuar ndihmën e Iranit në kuftën kundër Shtetit Islamik. Mediat perëndimore kanë publikuar lajmin se në mesin e muajit tetor, presidenti amerikan i ka shkruar një letër sekrete Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Sipas këtyre të dhënave, Obama ka nënvizuar se kontributi i Iranit në luftën kundër ISIS, ndihmon pozicionin e Teheranit zyrtar në kudër të diskutimeve për programin bërthamor, për të cilin është vënë edhe një datë finish në 24 dhjetor.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy: Askush nuk do të shpërbëjë Spanjën, për sa kohë do jem në pushtet

Postuar në 08 Nëntor, 2014 10:29

Agjencia e lajmeve Reuters citon kryeministrin spanjoll, kreun e qeverisë konservatore Mariano Rajoy, një ditë para një vote simbolike siç është ajo për pavarësinë e Katalonjës. Rajoy deklaroi se: “Askush nuk do të thyejë unitetin e Spanjës për sa kohë do të jem në pushtet! Atë që do të ndodhë nesër, mund ta quajmë si të duam, por ky nuk është as një referendum, as një konsultim, as nuk ngjan me asgjë, dhe as nuk do t’i japë ndonjë cilësim. Ajo që është e sigurt është se kjo nuk do të ketë asnjë efekt”, deklaroi Rajoy para përkrahësve të partisë së tij të mbledhur në Kakeres.

 

Kreu i ri i AMA-s? Ka qenë drejtor te “Digitalb”, por e vetë-censuroi këtë në CV-në e dorëzuar në Kuvend

Postuar në 08 Nëntor, 2014 07:58

Partia Demokratike ka reaguar sot përmes deputetit Genc Pollo, për zgjedhjen e kreut të ri të Autoritetit Mediatik Audioviziv. Në këtë zgjedhje verifikohet një shkelje që kompromenton edhe vetë procesin e nisur nga mazhoranca, e cila në krye të AMA-s ka vendosur një drejtues të kompanisë “Digitalb”. Kështu, sipas Pollos, por edhe nga krahasimi mes CV-së së dorëzuar nga Gentian Sala dhe një materiali ku del emri i tij në cilësinë e drejtorit të “Digitalb”, rezulton se Sala në procesin e “konkurimit” ka fshehur punësimin e tij në këtë kompani.

De Biasi: Do apelojmë vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri. FSHF: S’është marrë parasysh dosja jonë

Postuar në 08 Nëntor, 2014 07:17

Një ditë pasi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin e plotë të zbardhur nga UEFA, trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi mbajti një konferencë për shtyp ku deklaroi se ky vendim do të apelohet. Sipas Gianni De Biasit, lojtarët e Kombëtares nuk mund të luanin në atë situatë të krijuar, ku lojtarët u dhunuan me sende të forta në fushë nga tifozët serbë. Sipas tij, ekipi ka besimin se në fund do të dalë i fituar.

Policia serbe arreston tre persona. Dyshohet se donin t’i bënin atentat Ramës gjatë vizitës në Beograd

Postuar në 08 Nëntor, 2014 06:57

Tre persona janë arrestuar nga policia serbe, pasi dyshohet se kishin planifikuar ti bënin atentat kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Beograd më 10 nëntor. Lajmi është transmetuar nga agjencia e lajmeve nga “Presheva Jonë”, e cila raporton se policia serbe ka arrestuar tre persona, anëtarë të një bande, që kishin planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Rama.

Napolitano gjatë konferencës ‘Europa jemi ne’: Mjaft me reagime meskine ndaj BE-së

Postuar në 08 Nëntor, 2014 06:05

“Sot është e rëndësishme të reagojmë ndaj përfaqësimeve shumë të vogla, me qëllim dashakeq dhe zvogëlues ndaj integrimit evropian”. Ky ka qenë reagimi i Presidentit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano. Në këtë moment historik thelbësore është “të përshpejtohen përpjekjet e nevojshme për të treguar te italianët ndjenjën dhe ndjeshmërinë e Europës së Bashkuar e cila ka përjetuar kriza dhe vështirësi, hapa para dhe mbrapa, por që ka bërë edhe shumë arritje”, ka vazhduar Napolitano në fjalën e tij mbajtur në ciklin e dytë të konferencave ‘Europa jemi ne’.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme