De Biasi: Do apelojmë vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri. FSHF: S’është marrë parasysh dosja jonë

Postuar në 08 Nëntor, 2014 07:17

Një ditë pasi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin e plotë të zbardhur nga UEFA, trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi mbajti një konferencë për shtyp ku deklaroi se ky vendim do të apelohet. Sipas Gianni De Biasit, lojtarët e Kombëtares nuk mund të luanin në atë situatë të krijuar, ku lojtarët u dhunuan me sende të forta në fushë nga tifozët serbë. Sipas tij, ekipi ka besimin se në fund do të dalë i fituar. Lidhur me përgatitjet për fazën e ardhshme, trajneri De Biasi tha se skuadrat rivale kanë vite që punojnë, ndërsa u angazhua për të punuar më mirë lidhur me ndeshjet kualifikuese të “Euro 2016”. Ndërkaq, sipas FSHF-se, UEFA nuk ka marrë parasysh dosjen e dërguar nga ajo lidhur me vendimin e marrë.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.