Kreu i ri i AMA-s? Ka qenë drejtor te “Digitalb”, por e vetë-censuroi këtë në CV-në e dorëzuar në Kuvend

Postuar në 08 Nëntor, 2014 07:58

Partia Demokratike ka reaguar sot përmes deputetit Genc Pollo, për zgjedhjen e kreut të ri të Autoritetit Mediatik Audioviziv. Në këtë zgjedhje verifikohet një shkelje që kompromenton edhe vetë procesin e nisur nga mazhoranca, e cila në krye të AMA-s ka vendosur një drejtues të kompanisë “Digitalb”. Kështu, sipas Pollos, por edhe nga krahasimi mes CV-së së dorëzuar nga Gentian Sala dhe një materiali ku del emri i tij në cilësinë e drejtorit të “Digitalb”, rezulton se Sala në procesin e “konkurimit” ka fshehur punësimin e tij në këtë kompani. E thjeshtë fare: ai ka qenë i paracaktuar për të marrë drejtimin e AMA-s, pasi përndryshe, për çdo vend që dikush do të donte të konkuronte, qenia në pozicionin e drejtorit të një kompanie si “Digitalb” do të ishte pika më e fortë. Pollo ka deklaruar se PD-ja do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi me këtë emërimi PS-ja  dhe qeveria “ka shkelur me dy këmbët ligjin për perzgjedhjen e kryetarit të AMA-s dhe çdo rekomandim e këshillë të komunitetit ndërkombëtar pasi bënë be e rrufe se do i pranonin ato”.

http://pd.al/index.php/lajmet/1009-me-kapjen-e-ama-rama-fuqizon-monopoli...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.