Akuzat mes Andi Bushatit dhe Andrea Stefanit. Reagon Rezart Taçi: “Ftoj Bushatin në debat të hapur. Studion ta zgjedhë vetë”

Postuar në 08 Nëntor, 2014 11:17

Debati i ashpër dhe i personalizuar mes Andi Bushatit dhe Andrea Stefanit në emisionin e fundit “Opinion”, ku ishte i ftuar ministri i Bfrendshëm, Sajmir Tahiri, nxori në skenë edhe emrin e biznesmentit Rezart Taçi. Bushati akuzoi Stefanin se është paguar nga Taçi në kohën kur ky rrihte gazetarë, pra kolegë të tij. Akuza mbeti e pasqruar se për çfarë kishte të bënte konkretisht dhe për këtë arsye sot, binzemeni Rezart Taçi, ka vënë një njoftim në faqen e televizionit “Albanian Screen”, ku hedh poshtë akuzat e Bushatit, e quan këtë madje, fondamentalist dhe mnë fund e fton në debat. “Është në natyrën e fondamentalistëve, që t'i shohin të vërtetat siç ata duan dhe, jo siç ato janë. Me këto gënjeshtra ngjizet në opinionin publik një përbindësh që rritet frikshëm, derisa ai është e vërteta e vetme që shihet nga publiku. Për fat të keq , qenie të tilla ushqehen vazhdimisht edhe nga segmente të caktuara të medias, mes të cilëve rreshtohet edhe Andi Bushati. Për të qartësuar opinionin publik dhe per te nxjerrë në shesh të vërtetën, aq shumë të baltosur gjithë këto vite ndaj emrit tim, ndaj kompanisë, punës, biznesit dhe familjes ftoj gazetarin Andi Bushati në një debat, ku studion, median dhe formatin e të cilit ta zgjedhë vetë ai.  Do të ishte në nderin e gazetarit Bushati, do të ishte një shërbim ndaj njerëzve dhe sidomos ndaj të vërtetës, pranimi i kësaj përballjeje, ku të triumfojë argumenti dhe logjika. Disa kohë më parë, ne tërhoqëm një padi ndaj tij, pas ndërhyrjesh të shumta, duke e kursyer atë nga ndëshkimi i drejtësisë. Ne besuam se kjo ishte më e mira, se gjyqi ishte gjëja e fundit në raste si ky, kur i padituri ishte i vetdijshëm për spekulimin që kishte kryer. Me sa duket jemi përsëri në atë pikë, ku po me të njëjtën lehtësi, vijon të prodhohet i njëjti helm. Mbetemi me shpresë se, të paktën kjo përballje do të bëhet e mundur nga z. Bushati”, shkruan Taçi.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/84714/ALB

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.