Bushati: Ata që mendojnë për "Shqipërinë e madhe", jetojnë në një tjetër botë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për “Research on South East Europe” (LSEE) thotë se "ata që ende mendojnë për Shqipërinë e madhe jetojnë në një tjetër botë". Ai dha gjykimin e tij mbi një numër çështjesh me të cilat vendi aspirant për në BE duhet të përballet. Duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, ai gjykon se ky problem është ende i pranishëm, por është gjithashtu e vërtetë se progres raporti i KE-së e njeh vendosmërinë politike të qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Duke e lidhur këtë me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, ministri Bushati thotë se është jetike që të punohet në tri fronte: së pari, duhet siguruar një historik i shëndoshë dënimesh për korrupsionin; së dyti, duhet punuar për të siguruar masa dhe mekanizma parandalues; së treti, nevojitet një ndarje e qartë mes pushteteve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore.
I pyetur për ngjarjet që ndodhën në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ministri vlerëson se të dy palët duhet ta përdorim procesin e anëtarësimit në BE si një emërues të përbashkët për normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.
I pyetur se cila do ishte masa më e rëndësishme për t’u ndërmarrë nga qeveria Vuçiç, që do të ndihmonte në normalizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, Bushati përgjigjet duke iu referuar vizitës së pritshme të kryeministrit Rama më 10 nëntor në Beograd. “Pres që vizita e së hënës e kryeministrit Rama të jetë një vizitë normale. Kjo do të jetë hera e parë në histori që kryeministrat e dy vendeve tona takohen, e për këtë arsye ne e mirëpresim një zhvillim të tillë. Në rajonin tonë ka një kontekst të ri gjeopolitik: ne jemi të vendosur të hapim një kapitull të ri marrëdhëniesh me Serbinë dhe të punojmë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të lëna pezull. Ndaj unë pres një vizitë normale, të shoqëruar nga i njëjti sens realizmi nga ana e Serbisë. Unë e ndoqa fjalën e z. Vuçiç këtu në LSE dhe shpresoj që ai të jetë aq modest sa ç’u duk këtu”, thotë ministri i jashtëm i Shqipërisë.
L.V
Comments
vertete se jetojne ne boten

vertete se jetojne ne boten tjeter se atje i çoj Sul Bushati e Enver Hoxha.

Shumica e intelektualeve shqiptare qe u denuan me pushkatim nga baballaret e ketyre rilindasve kane patur si akuze kryesore-je nacionalist dhe shqiptaromadh-..dhe ndaj jane pushkatuar dhe humbur varret.

Te majtet anjehere nuk kane dashtur bashkimin e trojeve shqiptare bile kane punur ne dem te kesaj çeshtje.

Jane me qindra e mijra te arratisur kosovare te kthyer serish ne ish Jugosllavi nga policia e Enverit gjate periudhes 1945-1948 ,jane me mijra rekrut kosovare te vrare e masakruar ne Tivar mbas marreveshjes midis komunisteve shqiptare e atyre jugosllav.

Add new comment