Policia serbe arreston tre persona. Dyshohet se donin t’i bënin atentat Ramës gjatë vizitës në Beograd

Tre persona janë arrestuar nga policia serbe, pasi dyshohet se kishin planifikuar ti bënin atentat kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Beograd më 10 nëntor. Lajmi është transmetuar nga agjencia e lajmeve nga “Presheva Jonë”, e cila raporton se policia serbe ka arrestuar tre persona, anëtarë të një bande, që kishin planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Rama. Sipas Radio- Televizionit Serb (RTS) tre personat e dyshuar u arrestuan në qendër të kryeqytetit serb në këndin mes rrugëve “Takovske” dhe “Svetogorske”, por lajmi nuk u shoqërua me shpjegimesh në detaje se kush ishin ata, dhe pse u arrestuan. Sipas medias shqiptare në Serbi, nëse heshtet apo nuk dilet zyrtarisht rreth arrestimeve të kësaj bande nga policia serbe, gjithçka mbetet e dyshimtë.
L.V
http://www.preshevajone.com/arreston-tre-atentaroret-e-edi-rames-ne-beograd/
Comments
mos te shkoje ,
<p>mos te shkoje ,</p>
Do ishte nderi pare qe serbet
<p>Do ishte nderi pare qe serbet do i benin shqiptareve.</p>
Add new comment