Napolitano gjatë konferencës ‘Europa jemi ne’: Mjaft me reagime meskine ndaj BE-së

Postuar në 08 Nëntor, 2014 06:05

“Sot është e rëndësishme të reagojmë ndaj përfaqësimeve shumë të vogla, me qëllim dashakeq dhe zvogëlues ndaj integrimit evropian”. Ky ka qenë reagimi i Presidentit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano. Në këtë moment historik thelbësore është “të përshpejtohen përpjekjet e nevojshme për të treguar te italianët ndjenjën dhe ndjeshmërinë e Europës së Bashkuar e cila ka përjetuar kriza dhe vështirësi, hapa para dhe mbrapa, por që ka bërë edhe shumë arritje”, ka vazhduar Napolitano në fjalën e tij mbajtur në ciklin e dytë të konferencave ‘Europa jemi ne’. “Shumica e këtyre arritjeve, - shtoi ai, -“rrezikojnë të harrohen për shkak të politikave në ngërç dhe zvogëluese sot”. “Ne e falënderojmë Napolitanon për fjalët e tij të qarta” ka qenë reagimi i menjëhershëm i burimeve zyrtare evropiane pas deklaratës së Presidentit të Republikës Italiane për Evropën. Të shtyrë nga një gjykim më i gjerë, të njëjtat burime thanë: “Nuk ka nevojë të themi më shumë, Napolitano i tha të gjitha”.

 

L.V

 

http://www.ansa.it/europa/notizie/rubriche/altrenews/2014/11/07/napolitano-basta-rappresentazioni-meschine-della-ue_ff35817b-d629-4cc2-98c2-559869875497.html?idPhoto=1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.