Arkiv-Lajme
Kandidaturat për Kryetar Kuvendi në Kosovë, Hajredin Kuçi më shumë shanse se Arsim Bajrami
Gazeta “Blic” shkruan se ka mësuar që Thaçi dhe Veseli janë duke u hamendur që për postin e Kryetarit të Kuvendit të nominojnë Hajredin Kuçin i cili do të duhej të jetë më i pranueshëm sesa Arsim Bajrami pasi ky i fundit nuk ka marrë votat në të njëjtën kohë nuk do të ishte edhe aq fleksibil në procesin e dytë- atë të formimit të Qeverisë për të cilën Thaçi ka dy javë afat. Burime ndërkombëtare thanë për gazetën “Blic” që PDK-ja ka kohë deri të martën të vendosë nëse do ta thërrasë vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit.
Takimi Basha –Yunus: Fonde të përbashkëta për biznese të reja e rritjen e punësimit
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, priti në një takim Nobelistin e paqes Muhammad Yunus. Muhammad Yunus ka qenë profesor i njohur në “Chittangog University” në Bangladesh, një vend me varfëri ekstreme, që e bëri atë të krijonte një skemë të mikrokreditimit të fermerëve të varfër në vendin e tij. Më pas, ai themeloi “Grameen Bank”. Për këtë kontribut të madh në luftën kundër mjerimit dhe varfërisë, Yunus i është akorduar çmimi “Nobel”.
Meta: Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, bashkëpunim me opozitën. Rama në Serbi, vendosmëri për normalizimin e marrëdhënieve
Kuvendit Ilir Meta i është përgjigjur sot interesimit të mediave për zhvillimit më të fundit politike.
Në rastin e dorëheqjes së deputetes së PS-së Luzia Xhuvani, pas aktit të rëndë të të birit, që vrau 4 persona në një lokal në Tirnaë, Meta tha se do veprohet sipas rregullores dhe do ndiqen të gjitha procedurat, ndonëse e vlerësoi aktin e saj, si një standard të ri në politikë.
Ndërsa vizitën e kryeministrit Rama në Serbi, që pritet të zhvillohet ditën e hënë, Meta e cilësoi si vendosmëri nga ana e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
Braçe në gjyq për fyerje ndaj Olimpiakosit. Përfaqësuesi i klubit grek e quan deputetin e PS "qenie qesharake"
Komenti i Erjon Braçes për skuadrën greke të Olimpiakosit pas ndeshjes me Juventus mund t’i kushtojë deputetit socialist përballjen me drejtësinë greke apo atë ndërkombëtare.
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në klubin grek, Konstantinos Karapapas në një postim në fejsbuk ka shprehur pakënaqësinë ndaj këtij reagimi, duke lajmëruar se deputeti shqiptar duhet të paguajë për këtë fyerje që i ka bërë skuadrës.
Analistët në Kosovë: Dalja nga kriza, përmes një qeverie teknike me mandat të shkurtuar
Gazeta “Tribuna” shkruan se krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse po shihet si opsioni më i mirë për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi. Gjithëpërfshirjen e ka përmendur ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, në paraqitjen e fundit për medie. Por, sipas “Tribunës”, krijimi i një qeverie të tillë po vlerësohet e padobishme për Kosovën në këtë kohë. Njohës të çështjeve politike në vend thonë se hendeku në mes të dy taborëve politike është bërë shumë i madh, andaj sipas tyre, nuk është e drejt që të kërkohet një qeveri gjithëpërfshirëse.
Obama zgjedh një grua me ngjyrë në postin e ministres së Drejtësisë
Për herë të parë në historinë e SHBA-ve, Presidenti Barack Obama zgjodhi, një grua me ngjyrë, në postin e ministres së Drejtësisë, që sipas legjislacionit amerikan mban edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo është Loretta Lynch, 55 vjeçe, e lindur në vitin 1959, në Greensboro, në Karolinën e Veriut, Loretta Lynch është vajza e një bibliotekareje dhe e një prifti baptist. Lynch duhet të miratohet nga Senati, është përshkruar nga Shtëpia e Bardhë si një prokurore “e fortë” dhe “e pavarur”.
L.V
Rritja e taksave dhe tatimeve 2015 - qytetarët do të paguajnë 15% mbi çdo të ardhur personale, përveç pagës
Çdo qytetar prej datës një janar do të paguajë në shtet në formë takse mbi të ardhurat edhe 5% më shumë. Dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë që i shtohet të gjitha rritjeve të çmimeve në përgjithësi e që kulmon me atë të energjisë elektrike. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka shpjeguar se "Paketa fiskale ka 14 masa në tërësinë e tyre, ku tre masa realizojnë gjenerim të ardhurash, kurse 11 masa janë lehtësim të biznesit dhe të qytetarit, konsumatorit, individit në Shqipëri".
Rrëfimi i Julian Sinanaj në Prokurori: Porosia për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi erdhi nga Durrësi
Dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi i cili u ekzekutua në mënyrë makabër me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011, mund të jetë më pak e mistershme për drejtësinë shqiptare. Në “Gazeta Shqiptare” sot është botuar një shkrim me titullin: “Kush e vrau gjyqtarin Konomi? Rrëfehet Julian Sinanaj: Urdhri u dha nga Durrësi”. Sipas “Gazeta Shqiptare” i akuzuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj, u ka rrëfyer prokurorëve 2 javë më parë, gjithçka që ai di mbi vrasjen e Konomit.
The Guardian: EULEX po heton lidhjet e pretenduara mes familjes së Kryeministrit të Kosovës dhe një vrasësi me pagesë
Gazeta Britaneze, “The Guardian”, pas serisë së shkrimeve për skandalin në EULEX të zbuluar nga “Koha Ditore”, ka botuar edhe një artikull tjetër duke iu referuar shkrimit të fundit të “Kohës Ditore” me titull “Hapet rasti ‘Bllaca 4’, Azem Syla i dyshuar”. Gazeta britanike raporton se si familjarë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, janë të lidhur me një vrasës.
Obama i kërkon Kongresit 5 miliardë dollarë për të financuar luftën ndaj ISIS dhe autorizoi ushtrinë të dërgojë 1,500 trupa të tjera në Irak
Presidenti Barack Obama i kërkon Kongresit më shumë se 5 miliardë dollarë për të ndihmuar në financimin e luftës ndërkohë që autorizoi ushtrinë amerikane të dërgojë deri në 1,500 trupa të tjera në Irak, si pjesë e misionit për të luftuar grupin Shtetit Islamik. Shtëpia e Bardhë thotë se trupat nuk do të shërbejnë në role luftarake, por do të trajnojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë forcat irakiane dhe ato kurde të luftojnë grupin ISIS.