The Guardian: EULEX po heton lidhjet e pretenduara mes familjes së Kryeministrit të Kosovës dhe një vrasësi me pagesë

Postuar në 08 Nëntor, 2014 00:22

Gazeta Britaneze, “The Guardian”, pas serisë së shkrimeve për skandalin në EULEX të zbuluar nga “Koha Ditore”, ka botuar edhe një artikull tjetër duke iu referuar shkrimit të fundit të “Kohës Ditore” me titull “Hapet rasti ‘Bllaca 4’, Azem Syla i dyshuar”. Gazeta britanike raporton se si familjarë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, janë të lidhur me një vrasës. “The Guardian” shkruan se si EULEX-i, i cili kohës së fundit është nën akuza për mbrojtje të politikanëve të fuqishëm lokalë, ka nisur hetime të premten për lidhjet e mundshme në mes të një vrasësi me pagesë (Nazim Bllaca) dhe ‘dajës’ së kryeministrit (Azem Syla). Sipas “The Guardian”, siç transmeton “Koha.net”, kjo është hera e parë që një pjesëtar i familjes së Hashim Thaçi është duke u hetuar në një hetim të madh. Madje, gjithnjë sipas “The Guardian”, ky hetim vjen në një kohë kur BE-ja pritet të dërgojë një ekspert ligjor për të hetuar operacionet e EULEX-it i cili është në krizë pas pretendimeve të fundit të informueses britanike, Maria Bamieh, se ky mision ka fshehur dëshmi për korrupsion. Hetimet kanë nisur pesë vjet pasi Nazim Bllaca, vrasësi i rrëfyer me pagesë, kishte deklaruar në një video se ka marrë pjesë në disa vrasje të kundërshtarëve politikë si pjesë e një skuadre vrasëse që punonte për SHIK-un, krahu i kundërzbulimit i partisë qeverisëse, PDK, shkruan “The Guardian”.

 

L.V

 

http://www.theguardian.com/world/2014/nov/07/kosovo-hitman-inquiry-eulex-hashim-thaci

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.