Takimi Basha –Yunus: Fonde të përbashkëta për biznese të reja e rritjen e punësimit

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, priti në një takim Nobelistin e paqes Muhammad Yunus. Muhammad Yunus ka qenë profesor i njohur në “Chittangog University” në Bangladesh, një vend me varfëri ekstreme, që e bëri atë të krijonte një skemë të mikrokreditimit të fermerëve të varfër në vendin e tij. Më pas, ai themeloi “Grameen Bank”. Për këtë kontribut të madh në luftën kundër mjerimit dhe varfërisë, Yunus i është akorduar çmimi “Nobel”. Basha e njohu nobelistin Yunus me iniciativat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për të mbështetur hapjen e bizneseve të reja dhe zgjeruar ato ekzistuese, kryesisht nga të rinjtë. Ndërsa Profesor Yunus ka mirëpritur ftesën e zotit Basha për bashkëpunim, si dhe ranë dakord për vënien në dispozicion të fondeve të përbashkëta për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit.
L.
Add new comment