Obama i kërkon Kongresit 5 miliardë dollarë për të financuar luftën ndaj ISIS dhe autorizoi ushtrinë të dërgojë 1,500 trupa të tjera në Irak

Presidenti Barack Obama i kërkon Kongresit më shumë se 5 miliardë dollarë për të ndihmuar në financimin e luftës ndërkohë që autorizoi ushtrinë amerikane të dërgojë deri në 1,500 trupa të tjera në Irak, si pjesë e misionit për të luftuar grupin Shtetit Islamik. Shtëpia e Bardhë thotë se trupat nuk do të shërbejnë në role luftarake, por do të trajnojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë forcat irakiane dhe ato kurde të luftojnë grupin ISIS. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se Presidenti Obama ka autorizuar edhe personel shtesë për t'u dislokuar në objektet ushtarake irakiane jashtë Bagdadit dhe në Erbil.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/obama-irak-isis/2512445.html
Add new comment