Analistët në Kosovë: Dalja nga kriza, përmes një qeverie teknike me mandat të shkurtuar

Gazeta “Tribuna” shkruan se krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse po shihet si opsioni më i mirë për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi. Gjithëpërfshirjen e ka përmendur ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, në paraqitjen e fundit për medie. Por, sipas “Tribunës”, krijimi i një qeverie të tillë po vlerësohet e padobishme për Kosovën në këtë kohë. Njohës të çështjeve politike në vend thonë se hendeku në mes të dy taborëve politike është bërë shumë i madh, andaj sipas tyre, nuk është e drejt që të kërkohet një qeveri gjithëpërfshirëse. Dalja nga kriza, sipas tyre mund të bëhet përmes krijimit të një qeverie teknike me mandat të shkurtuar.
L.V
Add new comment