Braçe në gjyq për fyerje ndaj Olimpiakosit. Përfaqësuesi i klubit grek e quan deputetin e PS "qenie qesharake"

Komenti i Erjon Braçes për skuadrën greke të Olimpiakosit pas ndeshjes me Juventus mund t’i kushtojë deputetit socialist përballjen me drejtësinë greke apo atë ndërkombëtare.
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në klubin grek, Konstantinos Karapapas në një postim në fejsbuk ka shprehur pakënaqësinë ndaj këtij reagimi, duke lajmëruar se deputeti shqiptar duhet të paguajë për këtë fyerje që i ka bërë skuadrës.
“Kjo qënie qesharake që ka fyer Olimpiakosin (dhe për fat të keq është dhe deputet në vendin e tij), do të shkojë para drejtësisë. Qesharak apo apo i vënë nga të tjerët ai do të paguajë. Të jeni të sigurt!”.
Pak ditë më parë Erjon Braçe e quajti ekipin grek skuadrën më të ndyrë në Europë, pas humbjes që grekët pësuan në ndeshjen përballë Juventus për fazën kualifikuese të Çempions Ligë.
l.m
Comments
Une kuptoj greqisht dhe te
<p><br type="_moz" />Une kuptoj greqisht dhe te tilla ofendime jane me se normale ne Greqi mes tifozash,gazetaresh fanatike, politikaneve qe jane me te perlyer se sa te tanet me pastrim parash neper klube si Panathinaikosi,Olympiakos, AEK e Aris qe tashme kan falimentuar e regjistruar nga e para neper autoritetet e taksave per tu shmangur miliona euro detyrime.700 000 mije euro do ishte shperblimi per dy ndeshjet e fundit nqs Olympiakos do fitonte,,,,,As NBA nuk jep te tilla shperblime,,,,, Kryesia e Olympiakos eshte organizate tipike qe kryen krimi ekonomik e asnjehere nuk deklaron te ardhura e kjo vetem per tu dukur ne Evrope qe dhe Greqia ka futbolll,,,, e pas fasades miliona euro qe nuk deklarohen ne Gdp e vendit e si rrjelloje nuk paguajne tarifen e duhur qe paguajne te gjitha vendet e BE-se.</p>
Kush e ka përkthyer këtë
<p> Kush e ka përkthyer këtë lajmin mor aman! Tjetër βάλτος (llum), tjetër βαλτός ( i vënë, nënkupto nga të tjerët).</p>
Falemnderit per verejtjen. U
Falemnderit per verejtjen. U korrigjua. Ndjese edhe per lapsusin.
Kush e rruan per ksenofobet
Kush e rruan per ksenofobet greke? Braçe mund te flase pa vend por eshte qytetar shqiptar, ka imunitet ne Shqiperi, e nuk ka ligj ne bote qe te denon po shave dike tjeter. Me kete rast dua te them qe Olimpiakos nuk eshte ekip krejtesisht i keq o i dobet, por per hir te solidaritetit me kete kavaksin tone: na e rruani nje çike k....n!
Vertete qe po me duket
<p>Vertete qe po me duket qesharak,gje qe se kisha vene re.</p>
Add new comment