Arkiv-Lajme
Shënimi i spitalit psikiatrik për Konstandin Xhuvanin, i pasekretuar. Iu dha paracetamol dhe vitamina se ishte i dehur (Ja procesverbali i oficerit gjyqësor)
Shënimi i mbajtur në Librin e Konsultave të Spitalit Psiakiatrik të Elbasanit tregon se Konstandin Xhuvani, autori i vrasjes së katërfishtë në lokalin “Ante Grande” pranë Rrugës së Elbasanit është paraqitur në këtë spital më 25 Prill të vitit 2014 për dehje patologjike, duke u trajtuar me paracetamol, vitamina dhe glukozë. Gazeta “Panorama” raporton sot se këqyrja e këtij raporti është bërë në 25 korrik të këtij viti nga oficeri i Policisë Gjyqësore të Gjirokastrës, i cili arrin në konkluzionin se shënimi në librin e konsultave është i pasakretuar.
Dy të arrestuar për trafikimin e refugjatëve nga Siria. I strehonin në një hotel në Gjirokastër
Nuk ka të ndalur fluksi i klandestinëve sirianë që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit grek në jug të vendit. Policia e Gjirokastrës njofton se ka vëbë në pranga dy shtetas, të cilët trafikonin klandestinët kundrejt shumave të caktuara të parave. Të arrestuarit janë një 29- vjeçar dhe një 54-vjeçar nga Gjirokastra.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë teksa po strehonin në një hotel disa shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek me destinacion Malin e Zi.
“Panorama”: Heqja e fashës 300 kwh, masa e kompensimit për të varfërit do të jetë 700 lekë
Qeveria ka llogaritur që masa e kompensimit të energjisë elektrike pas heqjes së fashës 300 kwh të jetë 700 lekë të rinj për çdo përfitues. Burime pranë Këshillit të Ministrave thanë për gazetën “Panorama” se familjet që përfitojnë mbështetje financiare pas rritjes së çmimit të energjisë do të mund të kompensohen në masën 100%, duke bërë që heqja e fashës 300 kwh të mos dëmtojë ekonomitë e tyre.
“Vatra” sugjeron 7 pika që sipas saj Edi Rama duhet të kërkojë nga Vuçiç
Lëvizja “Vatra” ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që me homologun e tij serb të diskutojë dhe njëkohësisht të kërkojë me ngulm zbatimin e shtatë pikave që do të përmirësonin sadopak jetën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
25-vjetori i rrëzimit të Murit të Berlinit
Gjermania përkujton sot përmes koncerteve dhe ekspozitave 25-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit. Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që gjatë ditës të marrë pjesë në një “party” në ambient të hapur, që do të zhvillohet në Portën e Brandenburgut.
Protestat e PD për energjinë nisin me 14 nëntor
Tashmë protestat që janë paralajmëruar nga opozita kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duket se kanë marrë formë. “Shqiptarja.com” shkruan se skenari i protestave ka marrë jetë shkallë-shkallë, me përfshirjen në këtë organizim të OJF-ve, Partisë Demokratike dhe strukturave e saj.
Data kur këto protesta do të startojnë janë 14 dhe 15 nëntori. Në këto dy data, do të jetë shoqëria civile ajo që do të organizojë dhe të drejtojë protestat në kryeqytet.
Ministri Tahiri urdhër policëve për të dorëzuar librezat e energjisë elektrike. Do verifikohen nëse i kanë shlyer detyrimet
Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duket se kontrollit të rreptë për verifikimin e pagesës së energjisë elektrike do i nënshtrohen edhe punonjësit e garantimit të rendit në vend. Në një shkrim të botuar sot “Gazeta Shqiptare” bën me dije se të gjithë efektivët e policisë duhet që të dorëzojnë pranë komisariateve ku punojnë librezat e energjisë elektrike. Ky është urdhri më i fundit që punonjësit e policisë kanë marrë nga eprorët e tyre, ndonëse deri tani nuk u janë vendosur sanksione.
Dëshmia e Julian Sinanajt para prokurorëve: Porosia për të vrarë Sokol Veizin; motive pronësie
“Bashkëpunëtori i drejtësisë”, Julian Sinanaj ka rrëfyer në detaje para prokurorëve, vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi, në gusht të vitit 2011. Porositësit më thanë: ‘Nëse do jetë me djalin, vriti të dy’ është shprehur ai. “Gazeta Shqiptare” sjell sot rrëfimin e Sinanajt, i cili pohon se vrasja e Veizit është kryer për motive pronësie dhe është porositur nga kushërinjtë M. në Vlorë. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda më 25 tetor 2014, i akuzuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj ka rrëfyer se ai e ka plagosur Veizin e më pas ka biseduar me të.
Media arabe: Goditjet ajrore të SHBA-ve janë drejtuar ndaj krerëve të ISIS që ishin mbledhur në një shtëpi
Goditje ajrore ndaj udhëheqësve të IS. Media arabe po njofton se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar një grup udhëheqësish të grupit Shteti Islamik në qytetin al-Qaim në Irakun perëndimor pranë kufirit sirian. Kanalet televizive “al-Jazeera” dhe “al-Hadath” thonë se mbi 12 vetë u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën në goditjen e sotme.
Sheshel flet pas lajmit se do të lirohet: “Do të përqendroj të gjitha fuqitë për t’u hakmarrë”
Vojisllav Sheshel, radikali serb, që pritet të lirohet së shpejti për arsye shëndetësore, ka deklaruar se nuk do të kthehet në Serbi, për të pushuar. “Nëse vij në Serbi, unë nuk do të merrem me kujdesin mjekësor, por do të përqendroj të gjithë fuqitë e mia për t’u hakmarrë”, citon “Blic” Sheshelin. Nuk dihet çfarë kuptimi praktik mund të ketë ky kërcënim, por me gjasë hakmarrja lidhet me ata që ai i percepton si dorëzues të tij në Hagë.