Dëshmia e Julian Sinanajt para prokurorëve: Porosia për të vrarë Sokol Veizin; motive pronësie

Postuar në 09 Nëntor, 2014 00:43

“Bashkëpunëtori i drejtësisë”, Julian Sinanaj ka rrëfyer në detaje para prokurorëve, vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi, në gusht të vitit 2011. Porositësit më thanë: ‘Nëse do jetë me djalin, vriti të dy’ është shprehur ai.  “Gazeta Shqiptare” sjell sot rrëfimin e Sinanajt, i cili pohon se vrasja e Veizit është kryer për motive pronësie dhe është porositur nga kushërinjtë M. në Vlorë. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda më 25 tetor 2014, i akuzuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj ka rrëfyer se ai e ka plagosur Veizin e më pas ka biseduar me të. Viktima i ka shpjeguar Sinanajt arsyet se pse M. donin ta vrisnin atë. “Bashkëpunëtori i drejtësisë” e ka dëgjuar, i ka thënë “më fal se të ngatërrova” dhe më pas e ka qëlluar me plumb në kokë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.