Media arabe: Goditjet ajrore të SHBA-ve janë drejtuar ndaj krerëve të ISIS që ishin mbledhur në një shtëpi

Goditje ajrore ndaj udhëheqësve të IS. Media arabe po njofton se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar një grup udhëheqësish të grupit Shteti Islamik në qytetin al-Qaim në Irakun perëndimor pranë kufirit sirian. Kanalet televizive “al-Jazeera” dhe “al-Hadath” thonë se mbi 12 vetë u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën në goditjen e sotme. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se goditja ajrore kishte vënë në shënjestër një shtëpi ku ishin mbledhur udhëheqës të Shtetit Islamik. Nuk është e qartë nëse janë vrarë komandantë të grupit në këtë sulm. Por sipas dëshmitarëve, bombat që kanë rënë në al-Qalm, kanë plagosur keq Abu Bakr al-Baghdadin, një nga liderët e IS.
L.V
Add new comment