Dy të arrestuar për trafikimin e refugjatëve nga Siria. I strehonin në një hotel në Gjirokastër

Nuk ka të ndalur fluksi i klandestinëve sirianë që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit grek në jug të vendit. Policia e Gjirokastrës njofton se ka vëbë në pranga dy shtetas, të cilët trafikonin klandestinët kundrejt shumave të caktuara të parave. Të arrestuarit janë një 29- vjeçar dhe një 54-vjeçar nga Gjirokastra.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë teksa po strehonin në një hotel disa shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek me destinacion Malin e Zi.
Dy të arrestuarit do t’i ndihmonin klandestinët për të kaluar pa u vënë re nga policia territorin shqiptar.
Bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të qënieve njerëzore që nis nga Turqia, Greqia, Shqipëria e Mali i Zi.
l.m
Comments
Shteti yne po del hapur si

Shteti yne po del hapur si formacion antinjerezor.

Kur bjen fjala per çifutet ne nuk lejme rast pa e permendur se i kemi ndihmuar qe mos te bjenin ne dore te gjermaneve dhe keshtu duhet te ndodhe dhe me keta fukarenj.

Kur Operacioni Fshesa ushtrohej mbi shqiptaret ne Greqi ne protestonim fuqishem dhe vume ne levizje qarqe te shumta diplomatike.

Kur qeveria italiane perforcoj bregdetin Puljez me forca te ushtrise qeveria jone protestoj prane asaj italiane se keto nuk jane metoda europiane.

Shteti grek nuk i deporton refugjatet sirian por i lejon te vazhdojne udhetimin neper Shqiperi e pastaj ne Malin e Zi e me radhe.

Qeveria Rilindjes eshte gati te heqe breket qe te mund te marre ndonje lavderim nga burokratet europiane,keshtu po ndodh dhe me viziten e Rames ne Serbi kur ata e kane shprehur qarte dhe kuptueshem se nuk kane qejf te presin Ramen.

Add new comment