Meta: Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, bashkëpunim me opozitën. Rama në Serbi, vendosmëri për normalizimin e marrëdhënieve

Kuvendit Ilir Meta i është përgjigjur sot interesimit të mediave për zhvillimit më të fundit politike.
Në rastin e dorëheqjes së deputetes së PS-së Luzia Xhuvani, pas aktit të rëndë të të birit, që vrau 4 persona në një lokal në Tirnaë, Meta tha se do veprohet sipas rregullores dhe do ndiqen të gjitha procedurat, ndonëse e vlerësoi aktin e saj, si një standard të ri në politikë.
Ndërsa vizitën e kryeministrit Rama në Serbi, që pritet të zhvillohet ditën e hënë, Meta e cilësoi si vendosmëri nga ana e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që i jep fjalën kreut të grupit parlamentar të PD-së sa herë që flet kryeministri pritet të miratohet në seancën e radhës së Kuvendit tha Meta, duke e cilësuar këtë një hap mjaft bashkëpunues ndaj opozitës.
Ndërsa duke komentuar ngërçin politik në Kosovë, Meta tha se ka për klasën politike atje të njëjtin mesazh si ambasadorja e SHBA-së. “Kosova ka nevojë për institucione, shpresojmë që Kuvendi të mblidhet të konstituohet qeveria dhe institucionet e tjera. Kosova s’ka luks për ta tejzgjatur këtë situatë. E mbështes plotësisht ambasadoren, me të njëjtat fjalë”.
L.V
Add new comment