Shtypi ndërkombëtar/ Greqia i jep fund tronditjes së madhe ekonomike

Ritmeve pozitive të zhvillimit që regjistroi ekonomia greke dhe daljes së saj nga recesioni, i referohet gjerësisht sot media ndërkombëtare. ATSH bën një përmbledhje të tyre ku shkruan:
Gazeta e njohur ekonomike ”Wall Street Journal’‘, në një korrespondencë nga Athina, i referohet të njëjtës temë, duke vënë në dukje se “Greqia u rikthye në një kurs pozitiv zhvillimi pas gjashtë vitesh recesion, duke shënuar fundin e një prej trondjtjeve më të çrregullta dhe më të mëdha ekonomike në historinë europiane të pas luftës”.
Gazeta amerikane ”New York Times”, në një korrespondencë nga Parisi për të dhënat që komunikoi shërbimi statistikor europian, Eurostat, thotë se “në Greqi, ku ekonomia është shkatërruar nga një recesion gjashtëvjeçar, zhvillimi u rrit me shtatë për qind.Vendi u rikthye në kreditimin nga tregjet ndërkombëtare dhe ka përmirësuar ndjeshëm treguesit e vetë fiskalë”.
Ndërkohë, edhe gazeta tjetër amerikane ”Washington Post”, në një korrespondencë nga Londra veçon “daljen e Greqisë nga recesioni”, duke shtuar se ekonomia e eurozonës “ka dështuar” që të ndërmarrë çdo lloj dinamike, me gjithë “lajmin e mirë”, siç theksohet, se Greqia “po shërohet nga paraliza” që i shkaktoi recesioni gjashtëvjeçar.
L.V
Add new comment