INUK prish ndërtimet pa leje pranë Gardës. Vendi pastrohet për...?

Postuar në 15 Nëntor, 2014 08:02

Prishja e ndërtimeve pa leje nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe paraditen e të shtunës në disa zona të Tiranës. Aksioni është shtrirë në disa segmente të caktuara të kryeqytetit. Burime nga INUK thanë: “Kemi një plan të mirëpërcaktuar punimesh dhe zonash të zaptuara pa leje nga qytetarët, të cilat do të rivihen në dispozicion të tyre”. Në fakt, ajo çfarë kishte mbetur në hapësirën midis Gardës dhe Universitetit Politeknik nuk është më. Vetëm në pak ditë vendi do të jetë krejt bosh, fare pa mbeturina inerte. Ndërkohë vjen një pikëpyetje e madhe. A do mbetet hapësira e liruar si hapësirë publike përgjithmonë, ashtu siç pretendohet? Pak vite më parë mbi Gardën, gjithashtu ka qenë hapësirë e gjelbër e cila tanimë nuk ekziston pasi pallatet e ndërtuara me leje shohin drejt mbi Liqenin Artificial. Duhet pasur parasysh se kjo zonë, të cilën INUK po e bën shesh apo “gati”, nuk është çudi që nesër të kthehet në një kantier ndërtimi dhe të mbijë nga hiçi një ndërtesë po aq e lartë sa të tjerat, duke qenë se zona është fort e përmendur si një vend i lakmuar nga pushtetarët për ndërtime të reja? Për momentin na mbetet të shohim.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.