Shënim: E saktë deklarata e Majkos?

Postuar në 17 Nëntor, 2014 14:42

Duke diskutuar sot në Kuvend rreth projekt-buxhetit për 2015-ën, deputeti Majko deklaroi: “Kemi të bëjmë me një buxhet të kontraktuar, për shkak të ‘gjyles’ që na kanë lënë paraardhësit tanë”. Sa qendron kjo deklaratë e Majkos?

Për të përballuar shpenzimet e parashikuara në buxhetin e 2015-ës, nevojitet të shtohet borxhi publik me 600 milionë dollarë. Gjithashtu, ndryshimet e taksave (15 ulen apo zerohen, ndërsa 3 rriten) parashikohet të sjellin në buxhet 160 milion dollarë të reja. Në total, këto dy hyrje të reja sjellin 760 milion dollarë në buxhet. Dhe çfarë mbulojnë ato?

Siç demonstron figura shoqëruese, 510 milion dollarë shkojnë për interesat e borxhit të vjetër, 200 milionë dollarë shkojnë për shlyerjen e detyrimeve infrastrukturore të qeverisë së mëparshme, dhe 50 milionë dollarë do të jenë ndihmë për sektorin e energjisë, që të fillojë të dalë nga gropa ku e la ÇEZ-i.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.