Arkiv-Lajme

Fate Velaj zbulon projektin e Ramës për kryeministrinë. Kati i parë po kthehet në bibliotekë dhe në sallë galerie për artin figurativ.

Postuar në 22 Nëntor, 2014 12:37

Ajo që kryeministri Edi Rama tha nga Suedia për shndërrimin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave  në një hapësirë për funksione të ndryshme është një projekt konkret për të cilin ka disa muaj që puna ka filluar e që pritet të bëhet realitet në vitin 2015.

Kati i parë i ndërtesës do të jetë një hapësirë që do t’i dedikohet tërësisht kulturës. Këshilltari  i kryeministrit për Kulturën, Fate Velaj zbulon  për ResPublica detaje të këtij projekti. Në katin e parë aktualisht po punohet për krijimin e një biblioteke dhe një galerie të vogël për artin figurative/

Ndikimi i Beogradit në politikën e Kosovës, koalicioni PDK-LDK nxjerr jashtë loje ndikimin e Listës Serbe

Postuar në 22 Nëntor, 2014 10:11

Krijimi i koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së për të qeverisur me Kosovën, largon nga ndikimi i mundshëm i Beogradit në politikën e brendshme në Kosovë, që do të mund ta ushtronte nëpërmjet Listës Serbe. “Zëri” shkruan se koalicioni PDK-LDK do të ketë 66 vende, pa përfaqësuesit e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës, që pritet të konstituohet këto ditë.

Rama paralajmëron hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

Postuar në 22 Nëntor, 2014 09:09

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së hapjes publike të bunkeri antibërthamor, foli dhe për dosjet famëkeqe të përpiluara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. "Ne jemi ata që i kemi mbyllur hesapet me Enver Hoxhën në vitin 1990. Nuk kemi asnjë problem t'ia shikojmë nga të katër anët, këndet e vështrimit dhe bëmat. Ndërkohë ne jemi ata të do të çojmë përpara projektin e çlirimit të kësaj kujtese kolektive, nga këto makthe.

Festë shqiptare në Maqedoni, 106 vjet nga Kongresi i Alfabetit në Manastir

Postuar në 22 Nëntor, 2014 07:44

Në Maqedoni data 22 nëntor 2014 shënohet si 106 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Manastirit. Kjo ditë është festë shtetërore e shqiptarëve në Maqedoni dhe se me këtë rast janë organizuar disa aktivitete festive dhe solemne. Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se me rastin e 22 Nëntorit kanë pasuar edhe telegrame urimi nga krerët më të lartë shtetëror si presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit në Maqedoni, krerët e partive politike shqiptare dhe mesazhe tjera urimi.

Pjesëmarrja në protestën e opozitës: Rreth 12 mijë vetë

Postuar në 22 Nëntor, 2014 06:38

Me ndihmën e Google Earth, matëm sot sipërfaqen e mbuluar nga protestuesit e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në momentin kur ata ishin grumbulluar për të dëgjuar fjalimin e Lulzim Bashës, sipërfaqja rezultoi 4050 metra katrorë. Mesatarja e përafërt e dendësisë se turmës ishte 3 protestues për metër katror. Dëndësia maksimale e turmave, e cila është 4 veta për metër katror, u arrit vetëm në afërsi të tribunës. Ndërsa në segmentin fundor të turmës, dëndësia ishte rreth 1.5 veta për metër katror. Afërsisht , i bie që në protestën e sotme të kenë qenë rreth 12 mijë vetë.

Rama çel për publikun bunkerin anti-atomik të ndërtuar në ambientet e “Batalionit të Diko Zeqos”

Postuar në 22 Nëntor, 2014 04:11

Bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nga regjimi komunist do të hapet më në fund për publikun. Prej orës 11:00 të paradites së të shtunës, gjithkush mund të shohë se çfarë fsheh ai, si e kishin menduar arkitektët e diktaturës një strehim të tillë, sa hapësirë ka e mjaft detaje të tjera. “Në 11:00 sot çelim për publikun bunkerin e fshehtë anti-atomik të diktaturës komuniste! Çudira të  vjetra e surpriza të reja në një pallat në tokë” shkruan Rama në Twitter.

Pakti detar me Greqinë, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e plotë. Panorama: Do merret në pyetje edhe grupi negociator

Postuar në 22 Nëntor, 2014 02:35

Dy muaj pas kërkesës së Prokurorisë për të patur në dispozicion dokumentacionin e plotë të marrëveshjes detare me Greqinë, grupi hetimor mësohet se ka sekuestruar dosjen e negociatave për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve.

Gazeta “Panorama” shkruan sot se dosja e sekuestruar përmban dokumente të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe disa institucioneve të tjera në varësi të tyre.

Gati protesta e opozitës, mbështetësit e PD-së nga rrethet janë nisur me autobuza drejt Tiranës

Postuar në 22 Nëntor, 2014 02:34

Mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës me autobus për t’u bashkuar në mesditën e së shtunës në marshimin nga sheshi "Skënderbej" përpara selisë së Qeverisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit publikoi masat që ka marr për të garantuar sigurinë në protestën e thërritur nga Partia Demokratike. Në njoftim Policia e Shtetit shprehet se është e përgatitur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Për Baton Haxhiun një prej problemeve më të mëdha të qeverisë Rama është policia dhe funksionimi i saj.

Postuar në 22 Nëntor, 2014 02:22

Në debatin mes Baton Haxhiut dhe kordinatores së Partisë Demokratike Grida Duma në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, gazetari i njohur nga Kosova  që mban edhe pasaportën shqiptare ka deklaruar se një prej problemeve më të mëdha të qeverisë Rama është mënyra si po funksionon policia e shtetit.

Baton Haxhiu është shprehur i pakënaqur me sjelljen e policëve shqiptarë, të cilët sipas tij lënë shumë për të dëshiruar me ndalimet vend e pa vend të qytetarëve dhe mënyërn si u drejtohen qytetarëve.

82 organizata terroriste në botë, mes tyre "KANVAZ" me seli në Beograd

Postuar në 22 Nëntor, 2014 01:37

Është publikuar një listë e re ku janë të radhitura rreth 82 organizata terroriste në botë. Sipas agjensisë së lajmeve “INA” kryesojnë Boko Haram dhe ISIS. Mes tyre edhe “Otpor” nga Serbia. Duke shfletuar këtë listë, në numrin 66 gjendet një grup terrorist me emrin "KANVAZ" (Otpor) me seli në Beograd. “INA”  thotë se sipas informatave, ky grup terrorist mbështet organizata të ndryshme terroriste. Si drejtues dhe krijues i këtij grupi është Srdja Popoviçi i cili së bashku me disa bashkëpunëtor të tij në vitin 2004 themeloi këtë organizatë terroriste.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme