Për Baton Haxhiun një prej problemeve më të mëdha të qeverisë Rama është policia dhe funksionimi i saj.

Në debatin mes Baton Haxhiut dhe kordinatores së Partisë Demokratike Grida Duma në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, gazetari i njohur nga Kosova që mban edhe pasaportën shqiptare ka deklaruar se një prej problemeve më të mëdha të qeverisë Rama është mënyra si po funksionon policia e shtetit.
Baton Haxhiu është shprehur i pakënaqur me sjelljen e policëve shqiptarë, të cilët sipas tij lënë shumë për të dëshiruar me ndalimet vend e pa vend të qytetarëve dhe mënyërn si u drejtohen qytetarëve.
Një sinjal për kryeministrin rama që vjen nga këshilltari i tij Baton Haxhiu, i cili ka deklaruar në emisionin Zonë e Lirë se në qoftë se Edi Rama nuk do të ishte kthyer në parlament gjatë kohës që ishtë në opozitë dhe në qoftë se Lulzim Basha nuk do ta kishte fituar në tavolinë bashkinë e Tiranës, atëherë në pushtet do të ishte akoma Sali Berisha.
l.m
Comments
Vullneti i qytetareve hyn
Vullneti i qytetareve hyn gjakund ne analizat e tua, o Baton?
Add new comment