Pakti detar me Greqinë, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e plotë. Panorama: Do merret në pyetje edhe grupi negociator

Dy muaj pas kërkesës së Prokurorisë për të patur në dispozicion dokumentacionin e plotë të marrëveshjes detare me Greqinë, grupi hetimor mësohet se ka sekuestruar dosjen e negociatave për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve.
Gazeta “Panorama” shkruan sot se dosja e sekuestruar përmban dokumente të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe disa institucioneve të tjera në varësi të tyre.
Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje pas kallëzimit të bërë nga Minsitria e Jashtme në 28 Maj 2014, e cila dyshon se është konsumuar vepra penale “Marrëveshje për dorëzim territori”, parashikuar në nenin 210 të Kodit Penal.
Pas sekuestrimit të dosjes për paktin detar, Prokuroria pritet të marrë deklarime edhe nga anëtarët e grupit që kanë hartuar dokumentacionin. Sipas Panoramës bëhet fjalë për 11 persona që kanë marrë pjesë në hartimin dhe negocimin e narrëveshjes që u firmos mes dy vendeve, por që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
l.m
Add new comment