Fate Velaj zbulon projektin e Ramës për kryeministrinë. Kati i parë po kthehet në bibliotekë dhe në sallë galerie për artin figurativ.

Postuar në 22 Nëntor, 2014 12:37

Ajo që kryeministri Edi Rama tha nga Suedia për shndërrimin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave  në një hapësirë për funksione të ndryshme është një projekt konkret për të cilin ka disa muaj që puna ka filluar e që pritet të bëhet realitet në vitin 2015.

Kati i parë i ndërtesës do të jetë një hapësirë që do t’i dedikohet tërësisht kulturës. Këshilltari  i kryeministrit për Kulturën, Fate Velaj zbulon  për ResPublica detaje të këtij projekti. Në katin e parë aktualisht po punohet për krijimin e një biblioteke dhe një galerie të vogël për artin figurative/

“Nuk do të jetë një qendër permanente arti, por do të ketë një bibliotekë moderne dhe një galeri për formate të vogla ku mund të bëhen prezantime librash dhe punimesh figurative”.

Projekti  për bibliotekën financohet pjesërisht nga qeveria shqiptare, ndërsa 50 për qind fondit të librave pritet të vijnë nga donacione te huaja. Sipas Velajt, biblioteka është në strukturimet e fundit dhe për aksesimin e saj do të ketë elementë të teknologjisë hi-tech. Në të do të shoqërohen delegacionet e ndryshme që do të vizitojnë kryeministrinë, por  në orare të caktuara do të jetë e hapur edhe për kryeministrinë.

“Biblioteka do të ketë një fond të madh me libra shqiptarë e të huaj, do të jetë një pasuri e madhe. Publiku do të ketë akses në ditë dhe orare të caktuara”-sqaron Velaj.

Ky projekt që tashmë ka nisur të zbatohet pritet të jetë gati në vitin 2015.

l.mitro

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Me shume respekt per goten e veres, nuk besoj se kjo do te ndodhe me vertete! Kryeministria eshte per qeverisje. Ekspozita eshte 100 metra ne veri. Nejse, lajthisim nganjehere nga munges e dritave.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une kujtoja se per keto pune kishim Biblioteken Kombetare dhe Galerine e Arteve.....

Per kompensim derjtoresha e Bibliotekes Kombetare do te hapi nje Kryeministri te vogel ne bodrumet e Bibliotekes Kombetare. Kjo Kryeministri e vogel do te perdoret per prezantim ministrash te vegjel sipas rastit me kontibute financiare 50% shqiptare e 50% te huaja. I pari pritet te vije nje minister i vogel maqedon, pastaj nje grek dhe llafet jane qe edhe nje kinez me mamin sovjetike do te ngarkohet me antarsimin e Bibliotekes Kombetare ne Shoqaten e Kryeministrive te Azise.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Cinizmi eshte vetedije e qenjeve me intelekt, por eshte dhe genjeshter fatkeqe qe ciniket si puna juaj nuk jetojne me realitetin ngaqe jetojne ne ajer per te bere "histori domethenese" dhe per te hyre ne histori. me nje fjale qe ta kuptosh ti qe me mban qostek ne mijvjecarin e trete: Katunar shtatelekur, elitar nuk behesh kurre. E hajde te mos thuash qe peshku qelbet nga koka e Stamolli digjet e kurva krifet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Qeverisja Rama dhe mendjet perreth tij: Mrekullia e 8 e botes !

Ja ora qe rame nga shiu ne nje bresher idiot.

Submitted by Albi (not verified) on

Tani qe kur meson se Fate Velaj eshte keshilltar, duhet te vesh duart ne floke e te ikesh nga syte kembet...

Submitted by vlonjati (not verified) on

xha fatja,dmth keshilltari i kryeministrit per kulturen si profesion te pare ka mashtrues,po mashtrues kalibri ama, dhe per profesion te dyte ka elektricist.kush nuk me beson dhe ka ndonje te njohur ne vlore mund te pyes dhe do me japi te drejte

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.