Gati protesta e opozitës, mbështetësit e PD-së nga rrethet janë nisur me autobuza drejt Tiranës

Postuar në 22 Nëntor, 2014 02:34

Mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës me autobus për t’u bashkuar në mesditën e së shtunës në marshimin nga sheshi "Skënderbej" përpara selisë së Qeverisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit publikoi masat që ka marr për të garantuar sigurinë në protestën e thërritur nga Partia Demokratike. Në njoftim Policia e Shtetit shprehet se është e përgatitur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Drejtoria e Policisë së Tiranës thotë se duke filluar nga ora 10:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.Një orë pas këtyre masave, do të ndalohet qarkullimi në të gjitha këto zona të lartpërmendura, shto këtu edhe sheshin “Italia”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.