Arkiv-Lajme

Një kërkesë e PDIU-së, një opinion i një historiani, nacionalizmi i z. Rama dhe problemi i koalicionit qeverisës

Postuar në 25 Nëntor, 2014 07:52

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dalë sot me një kërkesë për qeverinë dhe presidentin.

Ndahen postet në qeverinë e re të Kosovës, LKD-ja mban kryeministrinë dhe 7 ministri

Postuar në 25 Nëntor, 2014 06:42

Partitë politike janë marrë vesh për ndarjen e posteve në qeverinë e re të Kosovës. LDK do të marrë përfundimisht kryeministrinë dhe 7 ministri, ndërsa PDK e Thaçit merr 8 Ministri. Ndërkaq 4 ministri do t’i marrin minoritetet. Gazeta Express sjell edhe emrat e disa prej ministrave të rinj. konkretisht, LDK do të marrë edhe Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë. PDK do ta mbajë Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punëve të Brendshme.

Përfaqësuesi i KiE, Engstrom: Zgjidhni ngërçin e AMA-s, liria e medias dhe pavarësia e institucioneve janë kusht për integrimin

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:40

Përshpejtimi i procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, është shndërruar në kusht për integrimin e vendit në BE. Të paktën kështu e ka përkufizuar përfaqësuesi i Këshillit të Europës, Yngve Engstorm këtë ngërç, duke i bërë thirrje politikës shqiptare për rëndësinë e pavarësisë dhe funksionimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kreu i Kushtetueses së Kosovës: Më ka shantazhuar AAK-ja e Haradinajt me video “të nxehta”

Postuar në 25 Nëntor, 2014 03:23

Gjatë ngërçit polik që zgjati për disa muaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, beson që është shantazhuar nga politika, konkretisht nga persona të lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt. Hasani ka bërë dy denoncime të ndara në Policinë e Kosovës për videot dhe tekstet, sipas të cilave ai ka kushtëzuar studentet me marrëdhënie seksuale.

Bujqësia, krejt pa statistika, ministria rrumpallë, akuza për fondet. Pasqyra e një komisioni

Postuar në 25 Nëntor, 2014 03:06

Nuk është nevoja që opozita të jetë e pranishme në një komision parlamentar, për të dalë hapur akuzat dhe kriza e një sektori. Kështu ka ndodhur me Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese në punimet e djeshme, ku ishte ftuar ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që raportoi për fondet e kësaj ministrie në buxhetin e 2015.

RAPORTI/ Pasojat e ngrohjes globale për Ballkanin Perendimor, shtimi i shkrirjes së akullnajave rrit rrezikun e përmbytjeve

Postuar në 25 Nëntor, 2014 00:01

Një raport i ri shkencor publikuar nga Banka Botërore konstaton se ndërsa planeti ynë ngrohet, valët e nxehtësisë dhe ekstremet e tjera klimatike që kanë ndodhur dikur një herë në 100 vjet apo më shumë, do të bëhen "një normalitet i ri."  Sipas “Zërit të Amerikës” raporti paralajmëron se bota është drejt rrugës për t'u ngrohur deri me 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Kjo tendencë thonë ekspertët do të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në një shkallë të madhe.

Si dossierët e gazetave/Mero Baze shkruan se me bunkerin po banalizohet Diktatura

Postuar në 24 Nëntor, 2014 20:51

Mero Baze Shkruan për hapjen e bunkerit antinukelar ku thuhet se do të strehohej Enver Hoxha dhe udhëheqja në rast të një sulmi me armë të shkatërrimit në masë. Sipas tij, me mënyrën sesi po realizohet kjo gjë, publikut po i ofrohet një episod nga ku që Diktatura mund të vështrohet me kuriozitet dhe pa reflektimin e nevojshëm.

Portretet e Enver Hoxhës, Fevziu mendon se në 17 nëntor ato u porositën nga LSI-ja

Postuar në 24 Nëntor, 2014 15:39

Deputeti socialist Alfred Peza, deklaroi para disa ditësh në “Opinion” se portreti i Enver Hoxhës në ceremoninë nëntorit të vitit të shkuar, u fut nga PD-ja për të akuzuar më pas të majtët. Po në këtë 17 nëntor kush e ngriti portretin? Blendi Fevziu, ka dhënë një mendim të vetin, bazuar në interesimin direkt pranë njerëzve që përdorën portretin e Hoxhës. “Të pyetur nga ana jonë (për efekte të emisionit), personat deklaruan se ishin orientuar nga LSI-ja për të ngritur portretet e Enver Hoxhës.

A.Krasniqi: Kam parë dosjet, 18 bashkëpunëtorë të Sigurimit nga e djathta dhe 10 nga e majta

Postuar në 24 Nëntor, 2014 15:10

Rikthimi në vëmendje i debatit të hapjes së dosjeve, pas deklarimit të kryeministrit Rama për zbardhjen përfundimtare të kësaj historie, ka risjellë fokusimin mediatik mbi këtë debat. Duke deklaruar se i ka parë personalisht dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, Afrim Krasniqi, ish-këshilltari politik i Presidentit Alfred Moisiu pohoi për A1 Report se janë 18 persona nga e djathta që kanë qenë pjesë e sigurimit të Shtetit, ndërsa nga e majta 10.

Meta në Kosovë për të bindur Limajn t’i bashkohet paktit qeverisës Mustafa-Thaçi?!

Postuar në 24 Nëntor, 2014 14:07

A ka qenë thjesht “ceremoniale” vizita e Ilir Metës në Kosovë? Sipas TCH, prania e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë mund të lidhet edhe me lehtësimin dhe përafrimin e raporteve mes LDK dhe Nisma, për përfshirjen e partisë së Fatmir Limajt në koalicionin PDK-LDK. Menjëherë pas takimit në Gjilan, ku u shpall qytetar nderi i kësaj komune, në një konferencë për shtyp Meta ka përshëndetur koalicionin e arritur mes PDK-së dhe LDK-së pas disa muajsh krize politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme