Arkiv-Lajme
Ndërtimi te diga e liqenit, ekspertë të bashkisë: VKM-ja e qeverisë nuk ndalon ngritjen e objekteve që janë pajisur me leje para vendimit për pezullim.
40 qytetarë kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës të ndalë punimet për ndërtimin e një kompleksi shumëkatësh banimi në digën e liqenit artificial. Siç raporton gazeta "Tema" në peticion thuhet se qytetarët e Tiranës nuk do të lejojnë askënd të shkatërrojë apo shpërdorojë ambjentet publike të lira që janë pronë e të gjithë komunitetit me funksion jetik për mirëqenien dhe shëndetin e tyre dhe brezave të ardhshëm.
Ndryshime në ligjin për qeverisjen vendore. Hiqen termat “komunë” dhe “këshill komune”. Jo më lagje me më pak se 20 mijë banorë
Qeveria ka propozuar sot projektligjin që parashikon amendimet e nevojshme në ligjin nr..8652, Datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në kuptim dhe përmbushje të kërkesave që burojnë nga ligji për reformën e re administrative dhe territoriale. Ndryshimet që mund të përmenden janë shfuqizimi i termave “komunë” dhe “këshill komune”, përcaktimi i rolit të Administratorit të bashkisë, që merr një rol të ri, formula e përfaqësimit të njësive vendore në këshillin e qarkut si dhe kriteri me të cilin Qytetet do të kenë të drejtën e krijimit të Lagjeve.
Paketa "Juncker", 315 miliardë euro investime për Europën
“Deutsche Welle” njofton se të mërkurën kreu i Komisionit Europian, Junkcer, paraqiti programin gjigand të investimeve prej 315 miliardë eurosh për ekonominë europiane. Sipas “Deutsche Welle” planet e Junckerit shihen si sinjale shprese, por ka edhe zëra kundër. Qëllimi i paketës gjigande të Junckerit është mobilizimi i investimeve në Europë në tre vitet e ardhshme. Vetë kreu i Komisionit Europian, Jean-claude Juncker e cilësoi paketën, "pjesa që mungon e puzzle-it" për të rritur koniunkturën në Europë dhe për të krijuar vende pune.
7 deputetë propozojnë ngritjen e komisionit për reformën në drejtësi. Në 6 muaj duhet të hartojë paketën e ndryshimeve. Lihet jashtë Presidenti.
Konferenca e kryetarëve miratoi propozimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa për futjen në rendin e ditës në seancën parlamentare të së enjtes për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.
Ngritja e këtij komisioni është një propozim i një grupi prej 7 deputetësh që do të funksionojë për një periudhë 6-mujore me mundësi shtyrjeje sipas rregullores së Kuvendit.
“Kathimerini” shkruan për “të paprekshmit dhe idhujt e dikurshëm që sot janë në burg”. “Do të duhej të ishin edhe të tjerë”, shkruan gazetari Boukalas
Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim të shkurtër, atyre që i quan “idhuj të rënë”. Bëhet fjalë për figura të njohura politike, mes të cilëve edhe nga ata që dominuan periudhën politike që pasoi Juntën ushtarake të Papadopulos. Dhe që sot ndodhen pas hekurave, me akuza nga më të rëndat, të përlyer në korrupsion të dokumentuar mirë. Akis Tsochatzopoulos, ish-ministër i Mbrojtjes, “një figurë legjendare e lëvizjes socialiste greke që gati sa nuk u bë kryetar i partisë ka kohë që është në burg”, thotë gazetari Pantelis Boukalas.
“Bunk’Art”, ish-Shefi i Shtabit, Karoli: “Nuk ka qenë bunker, por vendstrehim për Shtabin e Përgjithshëm. Enver Hoxha nuk ka patur zyrë aty”
Kostaq Karoli, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitet 1991-1992, i ka dhënë një intervistë gazetës “Panorama”, në të cilën sqaron të vërtetën e atij që sot quhet si Bunk’Art. Dhe Karoli shprehet se në këtë vend, nuk ka qenë kurrfarë bunkeri antiatomik për Enver Hoxhën, por një vendstrehim për Shtabin e Përgjithshëm. Pra mjedisi i pompuar me kaq shumë zhurmë, nuk fsheh mëkatet e Diktatorit, as është ndonjë skutë e Diktaturës, nga ato që kureshtja nuk të lë edhe pa imagjinuar sesi mund të jenë, por është thjesht një vendstacionim ushtarak.
Buxheti dhe paketa fiskale/Standarde të dyfishta për akcizat. Dhe një moment pasinqeriteti për TVSH për turizmin
Diskutimi për buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale, ka qenë i shoqëruar në raportimin mediatik edhe me disa detaje që dëshmojnë për një “luftë të brendshme”, apo lobime të mundshme, që lidhen me vendosjen e taksave apo akcizave. Një ndër më të lakuarat është akciza e pijeve energjike, për të cilën në fillim qeveria në draftin e saj, kishte propozuar heqjen e saj, por që në finale është ulur në masën 30 lekë/litër nga 50 lekë/litër që ka qenë.
Kombi kosovar, një ide e debatueshme e Nexhmedin Spahiut
Shkrimi i Nexhmedin Spahiut për kombin, botuar në datë 25 nëntor në gazetën “Mapo”, ka nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do t’i “ndihmojë zhvillimit të teorisë së kombit”, Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk do ngatërruar me etninë. Që këtej edhe shtjellimet për Kosovën. Këtë qasje të tij, e ka ritrajtuar sot, po në “Mapo” Valbona Nathanaili, e cila e quan mendimin e Nexhmedin Spahiut si shprehje të nacionalizmit radikal.
Ekskluzive/Përgjimet në Drejtorinë Arsimore të Lushnjes, avokati Kozma Jano: Flitet për favore, presim materialin filmik
Nisur nga ngjarja në Lushnje ku drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, Luiza Tabaku, djali i saj dhe një mësues fiskulture u arrestuan për marrje rryshfeti dhe të dhënave të "ResPublica" për elementë që implikojnë edhe persona me imunitet politik nga radhët e LSI-së në kërkimin e favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune në arsim, ne kontaktuam me avokatin e Luiza Tabakut, Kozma Jano, i cili tha se duhen edhe 5 ditë që materiali filmik t’i dorëzohet Prokurorisë, në të cilin flitet për përgjime të hapura ambjentaliste dhe pamje vizuale të këtyre akteve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës: “Do të propozoj caktimin e “Ditës së Falënderimeve” për tiranasit autoktonë. Kontribut për Pavarësinë
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ka folur sot në një ceremoni zyrtare mbajtur e rastin e shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, më 26 nëntor 1912. Basha ka vlerësuar kontributet e qytetarëve të Tiranës për këtë akt madhor “e dyerve të mëdha dhe dyerve të të gjithë qytetarëve”, të cilët iu bashkuan një procesi historik. “Dyer më të mëdha edhe nga Porta e Lartë, jo për nga dimensioni, por për nga bujaria”, tha Basha.