7 deputetë propozojnë ngritjen e komisionit për reformën në drejtësi. Në 6 muaj duhet të hartojë paketën e ndryshimeve. Lihet jashtë Presidenti.

Postuar në 26 Nëntor, 2014 11:14

Konferenca e kryetarëve miratoi propozimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa për futjen në rendin e ditës në seancën parlamentare të së enjtes  për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.

Ngritja e këtij komisioni është një propozim i një grupi prej 7 deputetësh  që do të funksionojë për një periudhë 6-mujore me mundësi shtyrjeje sipas rregullores së Kuvendit.     

Në relacionin që i është lexuar Konferencës së Kryetarëve thuhet se Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të jetë forumi i përshtatshëm, ku të gjitha grupet parlamentare nëpërmjet anëtarëve që do të jenë pjesë e kësaj strukture, do të mund të analizojnë situatën aktuale, të përcaktojnë objektivat për përmirësimin e saj dhe në përfundim të hartojnë një paketë ndryshimesh të kuadrit normativ në fushën e drejtësisë, të tilla që të garantojnë mirëfunksionimin e sistemit dhe qëndrueshmërinë e tyre në kohë.

Siç shihet jashtë reformës është lënë President i Republikës, I cili është njëherësh edhe kryetar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Relacioni thotë se komisioni do të garantojë përmbushjen e standardeve më të mira ndërkombëtare në të gjitha fazat e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa Ngritja këtij komisioni të posaçëm parlamentar është shprehje e përgjegjësisë për të adresuar një problematikë të gjithëpranuar, sikundër është mosfunksionimi në standardet e kërkuara të sistemit të drejtësisë në vend.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.