Arkiv-Lajme
Harta e policisë, ja 6 pika kufitare përmes të cilave droga është trafikuar nga Shqipëria
“Zbulohen rrugët përmes të cilave droga është trafikuar nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Ministria e Brendshme ka publikuar hartën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shteteve të Ballkanit dhe Europës. Nga harta e bërë publike përmes buletinit mujor të ministrisë me të gjithë treguesit kriminalë për muajin tetor, kuptohen të gjitha rrugët tokësore dhe ujore nga të cilat droga është trafikuar nga Shqipëria drejt shteteve të tjera.
Një biografi për Tarkovskyn, “imazhin e artistit rus" për Perëndimin dhe "Mesian e refuzuar" për Rusinë
“Russia Beyond the Headlines” shkruan se është hedhur së fundmi në qarkullim një biografi për regjizorin e madh rus të epokës sovjetike, Andrei Tarkovsky. Libri biografik ka për autore Lyudmila Boyadzhieva që duket se ka ndërthurur admirimin për talentin e rrallë të Tarkovskyt me profilin e tij si njeri në jetën e zakonshme. “Për mua, të bësh filma është një aktivitet moral”, citon ajo regjisorin e filmave të tillë meditativë dhe shumë ndikues si “Solaris”, “Stalker”, apo edhe “Nostalgjia” dhe “Sakrifica”.
Lëvizjet në Komisionin e Prokurimit Publik. Zëvendësohen dy anëtarët e shkarkuar një ditë më parë
Vendimi i marrë për ndryshimet e bëra në Komisionin e Prokurimit Publik është zbardhur sot, bashkë me pjesën e plotësimit të vendeve vakante të krijuara. Kështu është vendosur lirimi nga detyra i anëtarëve Vilma Kruja Kadesha dhe Denis Martopulla, për t’u zëvendësuar me Juliana Hoxhën dhe Spiro Kuron. Në vendim thuhet se propozimet për këto lëvizje i ka bërë kryeministri. Mediat lajmëruan një ditë më parë se nga detyra e kryetarit ka dhënë dorëheqje edhe Denar Biba, por vendimi i zbardhur sot, nuk flet më tej për Komisionin e Prokurimit Publik.
s.z
Nismë e 30 deputetëve socialistë. Të hiqet kriteri i “shtetësisë” për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Teksa pritet që presidenti Nishani të dekretojë emrin e ri të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili nuk do të jetë i huaj siç kërkoi fillimisht kryeministri Rama, 30 deputetë socialistë kanë depozituar në kuvend kërkesën për heqjen e kriterit të shtetësisë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Aksident në një galeri private në minierën e Bulqizës. Vdes një 30 vjeçar dhe plagoset një tjetër
Në galeritë e minierës së Bulqizës është shënuar sot në. Ëngjes një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi. Leonard Shabani, vjeç 30 ka humbur jetën si pasojë aksidentit, ndërkohë që Ramiz Çupi, 28 vjeç ka mbetur i plagosur. Siç raporton “Shqip”, aksidenti ka ndodhur në një galeri private të zonës 41 të minierës, pas shembjes së në masivi shkëmbor.
Kryeministri pranon se rasti i drejtoreshës arsimore në Lushnjë nuk është i vetmi. Shmang komentet për lajmin për favorizime seksuale
Gjatë një takimi për rezultatet e maturës shtetërore kryeministri Rama u ndal tek rasti më i fundit i arrestimit për korrupsion të drejtoreshës Arsimore në Lushnjë. Ai tha se ky nuk është një rast i veçuar, por vetëm maja e ajsbergut të një sistemi korruptiv në arsim.
Nisur nga kjo situatë kreu i qeverisë tha se në muajin dhjetor qeveria do të bëjë një organizim të ri të drejtorive arsimore në rrethe, duke thënë se asnjë drejtor i këtyre zyrave nuk do të ketë më asnjë kompetencë për të emëruar mësues.
Albert Bako njihet me akuzën nga prokurori grek. Dyshohet se është i përfshirë edhe në tre sulme të tjera me armë
31 vjeçari Albert Bako, i arrestuar për sulmin me armë në një lokal nate në zonën e Pireut u njoh sot me akuzën nga prokurori i çështjes. Ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në tre sulme të tjera me armë, në njërin prej të cilëve mbeti i vrarë një 43 vjeçar.
Analiza e parë balistike që i është bërë armës kallashnikov që u gjet në banesën ku fshihej Albert Bako nuk rezulton të jetë përdorur në ngjarje të tjera.
Në dëshmitë e para të dhëna për policinë, 31-vjeçari shqiptar mbrojti pretendimin se ishte I dehur dhe se nuk mbante mend asgjë.
Bernd Fischer: Luftë civile apo konflikt i armatosur, është fakt që mes partizanëve dhe nacionalistëve ka patur përplasje
Në një konferencë shkencore mbi rolin e shqiptarëve në periudhën e Luftës së Dytë Botërore historiani amerikan Bernd Fischer thotë se rrjeshtimi ie tyre në fronte të ndryshme, ndonjëherë edhe përballë njëri-tjetrit, duhet kuptuar në mos si luftë civile si konflikt i armatosur mes partizanëve dhe nacionalistëve. Ja një pjesë e fjalës së tij në këtë konferencë.
Rezolutë kundër Sheshejlit nga Parlamenti Europian. Nxit urrejtjen etnike dhe promovon projektin e "Serbisë së Madhe"
Me propozim të grupimit të Partive Popullore, Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë urgjente mbi qëndrimin e fundit mbajtur nga akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel.
Parlamenti Evropian ka dënuar ashpër gjuhën e pêrdorur nga Vojisllav Sheshel, që nxit urrejtje ndaj individëve të tjerë jo-serbë, nxit pretendimet territoriale për projektin e “Serbisë së Madhe " kundër shteteve fqinje, duke përfshirë edhe Kroacinë anëtare, si dhe tenton të pengojë rrugën evropiane të Serbisë.
Miratohet buxheti dhe ndryshimet në paketën fiskale
Parlamenti shqiptar ka miratuar sot në seancë plenare buxhetin e shtetit për vitin 2015. Ligji ka marrë 81 vota pro dhe 3 vota të PDIU-së kundër. Po kështu Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në paketën fiskale që kanë të bëjnë me rishikimin e taksave të karburanteve, duhanin dhe të ardhurat dytësore.
s.z