Arkiv-Lajme
Zëra se opozita do të kthehet në parlament në fillim të janarit. Shkak, presioni nga SHBA dhe BE
Gazeta Tema raporton se opozita do të braktisë bojkotin dhe do t’i kthehet sallës së kuvendit me nisjen e sesionit të ri parlamentar në fillim të Janarit.
Teksa i refereohet burimeve të besueshme të opozitës Tema thotë se opozita do të marrë pjesë jo vetëm në seancat plenare, por edhe në komisionet parlamentare.
Sipas të njëjtat burimeve, rikthimi i opozitës në kuvend nuk ka të bëjë me frikën e deputetëve demokratë për humbjen e mandateve nga deputetët, por lidhet me presionin e vazhdueshëm të Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara për rikthimin e opozitës në Kuvend.
Kryeministri: “29 Nëntorin e vendosën fitimtarët. Goditja e datës synon zhvlerësimin e luftës. Për të ardhur keq”
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur sot në një takim me veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare, takim i zhvilluar me rastin e 29 nëntorit, Ditës së Çlirmit të Shqipërisë nga pushtuesit. Rama ka folur edhe për debatin për datën, duke dalë me një qëndrim që ka brenda argumentin e mjaftueshëm për ta adoptuar atë si përgjigjen më të mirë, për ata që kontestojnë datën, qoftë edhe nga “Facebook”.
A kërkoi Cemil Çiçek gjatë vizitës në Tiranë që Shqipëria të njohë Qipron turke?
Gazeta greke “Politis” raporton se gjatë vizitës në Tiranë, kryetari i parlamentit turk Cemil Çiçek u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mbështesin politikën e Turqisë në çështjen e Qipros, madje ka shprehur kërkesën që Shqipëria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Qipron turke. Gazeta i referohet burimeve që thonë se Ankaraja ka nisur prej kohësh një fushatë diplomatike për të nxitur vendet mike të mbështesin politikën e saj për njohjen e Qipros turke.
Itali, vaksina antigrip “Fluad” dyshohet se ka provokuar vdekjen 12 personave. AEB hap hetimin dhe shton se “duhen pritur analizat”
Në Itali është krijuar një paqartësi lidhur me vaksinën kundër gripit “Fluad”. “Ansa” njofton se rreth 500 mijë njësi janë bllokuar nga Agjencia Italiane e Barnave për shkak të lajmeve për vdekjen e 12 personave që mendohet se kanë humbur jetën pikërisht nga përdorimi i kësaj vaksine. Nuk ka ende një version zyrtar për faktin nëse “Fluad” shkakton vdekjen, pasi po bëhen analiza. Për këtë rast Agjencia Europiane e Barnave ka hapur hetime dhe do të duhet të priten analizat për të dhënë një përfundim mbi çështjen.
Papa Françesku në Turqi, lutet në Xhaminë Blu të Stambollit dhe takon Patriarkun Bartolome
Papa Françesku e nisi ditën e dytë të qëndrimit në Turqi, me vizitën në Xhaminë Blu në Stamboll. Në këtë objekt të famshëm kulti në mbarë botën, Papa dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Myftiu i Stambollit, Rahmi Jaran, kryetari i Bashkisë Fatih Mustafa Demir dhe nga një delegacion i përbërë prej imamëve të xhamive. Papa Françesku hoqi këpucët dhe në krah të kryemyftiut turk u lut në heshtje në Xhaminë Blu, ashtu sikundër bëri paraardhësi i tij, Benedikti XVI në vitin 2006. Kreu i Vatikanit mori informacione për arkitekturën e xhamisë, si për fenë islame.
Çështja “Sheshelj” trazon politikën serbe. Presidenti Nikoliç deklaron se çdo ndryshim i qeverisë “do ta tërhiqte Serbinë drejt Ferrit”
Pas kryeministrit, edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka reaguar ndaj rezolutës së Parlamentit Europian që i kërkon politikës dhe instituciomeve serbe, të distancohen nga deklaratat e Vojisllav Sheshelj. Për Nikoliç gjithë kjo lëvizje me radikalin serb, synon, ose përfaqëson një vullnet për të destabilizuar rajonin, dhe për t’i marrë Serbisë, atë që nuk e marrin dot aktualisht.
Emigrantët, Cameron paralajmëron se po përgatitet për një dalje të mundshme nga Bashkimi Evropian
Kryeministri britanik David Kamerun paralajmëron se po përgatitet për një dalje të mundshme nga Bashkimi Evropian. “Britania duhet të ketë të drejtën të vendosë që emigrantët duhet të presin katër vite para se të marrin ndihmë sociale apo banesë sociale”, është shprehur ai. "The Telegraph" bëri të ditur se në fjalimin e shumëpritur për Evropën, Kamerun tha për herë të parë se asgjë nuk përjashtohet nëse liderët e BE-së kundërshtojnë planin për sistemin e përfitimeve nga emigrantët. Kamerun tha se është gati të drejtojë dhe fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja në një rast të tillë.
500-600 milionë marka të qytetarëve të Kosovës, ende nën administrim të bankave serbe
Bankat serbe administrojn rreth 500 milionë marka, që janë kursime të qytetarëve të Kosovës, depozituar në bankat jugosllave si “Jugobanka”, “Banka e Lublanës” dhe “Bankos”. Lajmi bëhet e ditur nga “Radio Evropa e Lirë”, që citon Flamur Keqa, drejtues i Institutit për Banka dhe Financa, e që në kohën e ish-Jugosllavisë ishte kontrollor i lartë për diferenca të kursit dhe punë të përgjithshme devizore në ish Bankën Popullore të Kosovës. Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të kërkojë kthimin e kësaj pasurie që u përket qytetarëve që kanë depozituar.
Paradë ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes. Kodheli: Shqipëria i vetmi vend në Evropën Lindore që u çlirua pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe
Një paradë ushtarake u organizua sot ne mesdite me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit. Parada u zhvillua në ambientet e ministrisë së Mbrojtjes, në nder të të gjithë shqiptarëve që sakrifikuan për çlirimin e Atdheut. Në ceremoni merrnin pjesë Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, presidenti i vendit, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Shefi Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo, ambasadore, atashe ushtarake, përfaqësues të komuniteteve fetare etj.
Atentat ndaj një xhamie në Nigeri. Bilanci provizor: 120 të vdekur dhe 270 të plagosur
AFP njofton se të paktën 120 persona u vranë dhe 270 të tjerë u plagosën në një atentat në xhaminë e madhe në Kano, që drejtohet nga një nga përfaqësuesit më të lartë myslimanë të Nigerisë, i cili kishte bërë thirrje për të ngritur armët kundër Boko Haramit. Një atentat kamikaz i dyfishtë, ku vijuan më pas goditje nga persona të armatosur. Një sulm i një dhune ekstreme i zhvilluar në qytetin kryesor të veriut të vendit preku xhaminë në mes të një lutje të premten. Fillimisht pati dy atentate me kamikazë para xhamisë së madhe, deklaroi një zëdhënës i policisë nigeriane, Emmanuel Ojukwu.