Arkiv-Lajme
Ora News: "Gafa/ Migjeni, Pashko Vasa e Luigj Gurakuqi dëshmorë të LANÇ?!"
Migjeni, Pashko Vasa dhe Luigj Gurakuqi kryesojnë listën e emrave të dëshmorëve të LANÇ në pllakatën e vendosur në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër. Veteranët kanë kërkuar korrigjimin e kësaj gafe ndërsa prefekti Paulin Radovani tregoi ngatërresën që ishte bërë por dhe nënvizoi se nuk duhej që figura e Enver Hoxhës të errësonte rolin e dëshmorëve të vërtetë të LANÇ.
Ekipi hetimor zbardh aksidentin, të hënën mbërrin në Shkup raporti për vdekjen e presidentit Trajkovski
Janë dashur 10 vjet për të arritur në një raport përfundimtar zyrtar. Agjensia “INA” bën me dije se të hënën do të mbërrijë në Shkup raporti për fatkeqësinë ajrore ku humbi jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski. Sipas INA-s bashkë me raportin do të mbërrijnë në Shkup edhe ekipi hetimor dhe shefi i këtij ekipi për fatkeqësinë, hetuesi boshnjak Omer Kuliq.
Policisë së Tiranës i mungojnë paisjet logjistike, kompjuterat, printerat e makinat
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se në të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës mungojnë një pjesë e mirë e mjeteve logjistike. Madje, jo vetëm kaq, por pranë këtyre komisariateve mungojnë edhe mjetet më të domosdoshme për funksionimin normal të një komisariati policie. Burime policore sqarojnë për “Gazeta Shqiptare” se prej kohësh atyre u mungojnë kompjuterat, printerat apo edhe boja për të printuar. Por, më të domosdoshme për punën e efektivëve të policisë janë automjetet, të cilat në shumë raste mungojnë, por edhe kur ekzistojnë, janë jashtë funksionit apo me defekte.
Turqi, dy letra për Papën: Njëra për të bojkotuar pallatin presidencial. Dhe mesazhi i një besimtari: “I fundit do të jetë i pari dhe i pari do të jetë i fundit”
Vizita e Papa Françeskut në Turqi është cilësuar si historike dhe ndër të tjera nuk i kanë munguar edhe “ngjarjet”. Françesku ka pagëzuar në një farë mënyre edhe Pallatin e ri presidencial në Ankara, duke qenë se me vizitën e tij u zhvillua edhe pritja e parë. Lidhur po me këtë çëhstje, më 11 nëntor, arkitëktë të Dhomës së Arkitektëve në Ankarai dërguan një letër Papës, përmes së cilës i kërkonin që ai të mos vizitonte “Ak Saray”, pallatin që kushtoi mbi 600 milionë dollarë.
Dosier/ Ja çfarë u kërkoi marshalli Tito partizanëve grekë. Citohen dokumenta nga arkivat shqiptare
Dokumenta nga arkivat e vendeve të ish-bllokut komunist, përfshi dhe Shqipërinë hedhin dritë mbi prapaskenat e luftës civile që shpërtheu në Greqi pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar një pjesë të negociatave që partizanët grekë (EAM-ELAS) kryen me udhëheqësin e komunistëve jugosllavë, marshallin Tito, para se vendi të përfshihej në konfliktin e përgjakshëm vllavrasës mes grupimeve të majta, nacionalistëve dhe forcave britanike.
Majlinda Bregu: Rama-Meta një çift i palumtur, në pozicion dyluftimi në pritje se kush do bëjë gjuajtjen e parë
Në studion e emisionit “Jamais Vu” duke folur mbi një foto ku Edi Rama dhe Ilir Meta ndodheshin përkrah njëri tjetrit, Majlinda Bregu tha. “Një çift i palumtur. Madje i palumtur që në fillesa. Mjafton të lexosh ‘Kurbanin’ e Ramës. Por si pasoje e makiavelizmit politik kanë krijuar një mazhorancë.
2012, Shqipëria kërkonte përfshirjen në programin e vizave 10-vjeçare me SHBA. Teza e MJ: Shqiptarët të trajtohen njësoj si boshnjakët dhe maqedonasit
Përfshirja e Shqipërisë në programin e vizave afatgjata të Shteteve të Bashkuara ka qenë një prej kërkesave permanente të qeverisë Berisha, në mandatin e dytë të saj. Në një tezë që Ministria e Jashtme i ka përcjellë presidentit Nishani, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 2012, çështja e vizave me Shtetet e Bashkuara renditet si pikë e tretë në ato që quhen çështje parësore të bisedimeve mes dy palëve.
Bankat, interesi barazohet me inflacionin. Ulja e interesit për lekun, ul fitimin nga depozitat
Alternativa për të fituar para duke i vënë në bankë, tashmë nuk është më e vlefshme. Në një kronikë televizive të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se interesi për një depozitë bankare, jo vetëm që është në minimumin historik, por nëse llogaritet edhe me inflacionin vjetor del që fitimi është minimal, vetëm 0.1%. Bankat tashmë po bëjnë vetëm ruajtjen fizike të parasë. Arjan Kadareja, ish anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë gjatë një prononcimi për “Vizion Plus” thotë se ulja e fundit e interesit për lekun do të ulë më tej fitimin nga depozitat.
Artan Fuga: “Mirë ata që u vranë për çlirimin nuk paskan qenë trima, po kolaboracionistë dhe tradhëtarë të ndyrë nuk paskemi pasur ne?”
Artan Fuga shkruan në proflin e tij në “Facebook” për ndasinë që ekziston mes politikës shqiptare për festat e Nëntorit. Politikanë, mes të cilëve ka nga ata që sot thonë se 29 nëntori u vu për t’i bërë temena Jugosllavisë, ndërkohë që degdisjen e monumentit të Heronjve të Vigut afër plehrave, nuk e panë të ndodhte. Fuga ndalet te një lloj dyshimi dhe nihilizmi që ka përfshirë njerëz të ndryshëm për luftën, për të cilët aktet e trimërisë janë fryrë kot. “Themi ne dot sot se djemtë tanë paqëruajtës janë medoemos trima? Ku e dimë ne? Dimë se janë atje larg bashkë me të tjerët.
Shtabi i NATO-s instalohet në Shqipëri. Marrëveshja në Kuvend, qeveria duhet t’i sigurojë truallin dhe paprekshmërinë
Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë do të ngrejë qendrën e tij ushtarake në Shqipëri, duke bërë që NATO të ketë një bazë të re në Ballkanin Perëndimor. E përditshmja “Shqip” në një artikull të saj shkruan se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) e shtabit të komandës supreme aleate për transformimin, në plotësim të protokollit të Parisit”.