Arkiv-Lajme
70 vjetori i çlirimit/ Nishani, Meta e Rama përkujtojnë të rënët për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore
Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, zhvilluan paraditen e së shtunës homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe ambasadori i SHBA-se Arvizu iu bashkua personaliteteve që bënë homazhe. Maxhoranca feston sot ditën e Çlirimit, ndryshe nga opozita e cila këtë datë e feston në të njëjtën ditë me festën e Pavarësisë. Por ndryshe nga vitet e kaluara të pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve ishin edhe përfaqësues së bashkisë, ku nënkryetarja Nevila Xhindi u është bashkuar homazheve.
Toni Bler për “The Wall Street Journal”: Perëndimi të punojë me Putinin në lidhje me çështjen e ekstremizmit islamik
Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, mendonte se Perëndimi duhet të punojë me Vladimir Putinin në lidhje me çështjen e ekstremizmit islamik, pavarësisht se mbante qëndrim të vendosur kundër aneksimit të Rusisë në territorin Ukrainas dhe ndër të tjera shprehet shumë i shqetësuar për situatën në mes Izraelit dhe Palestinës, më shume sa në vitin 2007, kur ishte i dërguar i veçantë për Lindjen e Mesme.
Festa e çlirimit, Kuvendi dhe Kryeministria hapin dyert për vizitorët
Një ditë në vit, çdo shqiptar i zakonshëm mund të hyjë në të njëjtat ambiente ku punojnë ligjvënësit, në Kryesi dhe në Sallën Plenare. Në kuadër të 70-Vjetorit të Çlirimit, Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët nga ora 9.00 deri në orën 15.00, me qëllim që ata ta ndjekin ekspozitat me foto dhe video që do të prezantohen në të. Ndërsa, në orën 18:00, tek Kryesia e Kuvendit do të organizohet ceremonia zyrtare e Festës së Çlirimit, ku do të flasë Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe përfaqësuesit e ftuar.
Dritëro Agolli: Të hapen dosjet, por të gjithë të jenë gjakftohtë e pa urrejtje hakmarrëse
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” shkrimtari Dritëro Agolli është shprehur: “Le të hapen dosjet, por të gjithë të jenë gjakftohtë e pa urrejtje hakmarrëse”. Një javë pasi kryeministri Edi Rama, paralajmëroi hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ai ka gjetur mbështetjen e patriarkut të letrave shqipe. Ndërsa këshillon zbulimin e të fshehtave, Agolli këshillon që procesi duhet të jetë i qetë, e pos kësaj, duket se paralajmëron që ndër vite, në to “mund të jenë bërë ndryshime, mund të jenë zbukuruar, mund të jenë shëmtuar, domethënë mund të ketë pasur ndërhyrje”.
Mediat njoftuan se do dekorohej edhe Medar Shtylla. Emri i tij nuk figuron në listë. “Dita”shkruan se djali i tij është larguar nga ceremonia e Presidentit
Dje u bë publike në të gjitha mediat se Presidenti i vendit, Bujar Nishani dekoroi një sërë figurash të njohura për kontribute dhe pjesëmarrje në Luftën e Dytë Botërore, mes të cilëve edhe dyshen e Mukjes, Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, emra të lëvizjes së armatosur dhe aktivë që në momentet e para si Abaz Kupi dhe Mujo Ulqinaku, që e quajti “dëshmor i parë i mbretërisë shqiptare në luftë kundra pushtuesve italianë”; Qemal Stafa, apo edhe nacionalistë si Safet Butka dhe Hysni Lepenica.
Disa vlerësime për botimet e veprës së De Radës: “Duhet botuar si Buzuku, me transliterim. Përshtatja me standardin e ka përçudnuar veprën”
Moikom Zeqo ka qenë sot i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, drejtuar nga gazetari Rezear Xhaxhiu ku ka folur gjerësisht për figurën e Jeronim De Radës, të cilit së fundmi i ka kushtuar edhe një libër. Po sjellim dy vërejtje të Zeqos që kanë rëndësi: së pari Zeqo ka shprehur mednimin se dukuria e përshtatjes së veprës së De Radës në shqipen standarde e “ka përçudnuar atë”. Sipas tij, gjuha e tij e bën të vështirë një “operacion” të kësaj natyre.
Rexhep Qose: Koalicioni LDK-PDK, i dëmshëm për Kosovën
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epokën e re” me rastin e 28 nëntorin, 102-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, akademiku Rexhep Qosja ka thënë se kjo festë po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre. Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Qosja ka thënë se këto zhvillime kanë sjellë shumë dëshpërim në të gjitha shtresat shoqërore kosovare.
Pavarësia, Presidenti Nishani dekoron Boletinin, Ulqinakun, Ymer Dishnicën, M. Gjinishin, Q. Stafën, A. Kupin, H. Lepenicën dhe Safet Butkën
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot disa figura të shquara shqiptare që kanë dhënë kontributin e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë dhe çështjet kombëtare. Kreu i Shtetit zgjodhi pikërisht ditën e Pavarësisë, për të nderuar figura si Isa Boletinin, Mujo Ulqinakun, Ymer Dishnicën, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, Kryetarin e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, nacionalistët Lepenica dhe Butka.
Dita e Pavarësisë, festë në të gjitha trevat shqiptare
Festime sot nuk ka pasur vetëm në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në Vlorë, por edhe në qytete të mëdha ku banojnë shqiptarë, si në Nju Jork, Londër, Munih etj.
Kryeministri kroat, Milanoviç, anulon vizitën në Beograd. Shkak, mosdistancimi i Vuçiç nga fjalimi i Sheshelj
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç anuloi një vizitë në Serbi, parashikuar në mes të muajit dhjetor, njofton “AFP". Shkak është bërë mungesa e reagimit nga ana e Beogradit për fjalimin e mbajtur së fundi nga ultranacionalisti, Vojislav Sheshelj.